Aktualitet

Plagosja e trefishtë! Kushërinjtë Fufi morën hak pas kontrollit të efektivëve për lojërat e fatit, u zunë pritë uniformave blu në qendër të Mamurrasit, të afërmit e ish-deputetit mbetën dhe pa “Porsche Cayenne”

Në orët e paradites, tre efektivët David Madani (tashmë i arrestuar si autor), Ilir Zeka dhe Flamur Lleja (që mbetën të plagosur) shkuan në ambientet e një lokali në pronësi të L.Fufit për aktivitet të paligjshëm në fushën e lojërave të fatit. Gjatë kontrolleve, uniformat blu kanë hasur në kundëshrtimin e Nikoll Vorfi (Fufi). Pas debatit në lokal efektivët kanë shoqëruar në polici Nikoll Vorfin (Fufi).
Featured image of article: Plagosja e trefishtë! Kushërinjtë Fufi morën hak pas kontrollit të efektivëve për lojërat e fatit, u zunë pritë uniformave blu në qendër të Mamurrasit, të afërmit e ish-deputetit mbetën dhe pa “Porsche Cayenne” Foto nga Mamurrasi, vendi ku u plagosën dy efektivët dhe Nikoll Vorfi

MAMURRAS– Plagosja e trefishtë në Mamurras që ndodhi mesditën e kaluar, e kishte zanafillën që në orët e para të mëngjesit. Dosja.al ka mësuar se reagimi i të afërmve të ish-deputetit Mhill Fufi, ka ardhur pas një aksioni të efektivëve të komisariatit në Kurbin.

Në orët e paradites, tre efektivët David Madani (tashmë i arrestuar si autor), Ilir Zeka dhe Flamur Lleja (që mbetën të plagosur) shkuan në ambientet e një lokali në pronësi të L.Fufit për aktivitet të paligjshëm në fushën e lojërave të fatit. Gjatë kontrolleve, uniformat blu kanë hasur në kundëshrtimin e Nikoll Vorfi (Fufi). Pas debatit në lokal efektivët kanë shoqëruar në polici Nikoll Vorfin (Fufi).

Disa orë më pas, i shoqëruari është lënë i lirë por fisit Fufi, nuk i ‘dilte inati’. Nikoll Vorfi së bashku me Gjon Fufin dhe Rudolf Fufin pritën që efektivët të ndërronin turnet e shërbimit dhe u zunë pritë në qendër të Mamurrasit. Të tre anëtarët e fisit Fufi goditën me mjete të forta efektivët dhe në këto kushte, një prej policëve, David Madani, në kushtet e vetëmbrojtjes ka nxjerrë armën e shërbimit dhe fillimisht ka paralajmëruar të rinjtë.

Pasi të afërmit e ish-deputetit Nikoll Fufi nuk janë bindur, Medani ka qëlluar në ajër fillimisht dhe më pas ka kryer qitje të pakontrolluar duke plagosur Vorfin. Plumbat kanë kapur edhe dy kolegët e tij Ilir Zeka dhe Flamur Lleja. Tashmë të tre të plagosurit ndodhen në spital, ndërsa në pranga janë vënë: efektivi Medani si autor; Gjon Fufi, Nikoll Vorfi (Fufi) që ndodhet në spitalin e Traumës dhe Rudolf Fufi.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

 Të tre këta të fundit akuzohen për veprat penale “Goditje për shkak të detyrës” dhe “Kanosje për shkak të detyrës” në bashkëpunim. Nga grupi i posaçëm hetimor u sekuestruan si provë materiale 3 gëzhoja nga arma e zjarrit të punonjësit të policisë David Medani si dhe automjeti tip “Porsche Cayen” me të cilin udhëtonin pjesëtarët e fisit Fufi.

Efektivi Medani akuzohet për veprat penale “Plagosje e rëndë në kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme” dhe “Plagosje e rëndë nga pakujdesia”.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment