Aktualitet

Plagosi sekretarin e PD-së në Kavajë, arrest me burg për Ndriçim Jonuzin

Gjykata vendosi arrest me burg për shtetasin, Ndriçim Tahiri (Jonuzi), personi që plagosi në zyrën e PD-së së Kavajës, sekretarin e kësaj selie.
Featured image of article: Plagosi sekretarin e PD-së në Kavajë, arrest me burg për Ndriçim Jonuzin Ndricim Jonuzi Tahiri

TIRANË– Gjykata e Kavajës ka vendosur sot masën e sigurisë për tre shtetasit që u përfshinë në ngjarjen e plagosjes së sekretarit të zyrës së Partisë Demokratike në Kavajë, Bledar Okshtuni.

Gjykata vendosi arrest me burg për shtetasin, Ndriçim Tahiri (Jonuzi), personi që plagosi në zyrën e PD-së së Kavajës, sekretarin e kësaj selie.

Masa e arrestit të shtëpisë u vendos për punonjësin e Policisë Bashkiake, Dorjan Troplini dhe drejtorin e Policisë, Markel Shtylla.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kërkesa për arrestimin e Ndriçim Tahirit (Jonuzi) dhe dy funksionarëve të bashkisë së Kavajës u kërkuan nga prokurori Durim Bedini.

(A.B)/Dosja.al

Shto Koment