Aktualitet

Plagosja e rëndë e dy të rinjve në Skrapar, vihet në pranga autori i sulmit. Sherri mes tyre ka nisur muaj më parë…

Mësohet se sherri ka ndodhur në mënyrë të përsëritur pasi edhe para 4 muajsh të rinjtë janë konfliktuar me njëri-tjetrin për motive banale.
Featured image of article: Plagosja e rëndë e dy të rinjve në Skrapar, vihet në pranga autori i sulmit. Sherri mes tyre ka nisur muaj më parë… Edrian Myftari dhe vendi i ngjarjes

SKRAPAR–Policia e Skraparit ka vënë në pranga një prej autorëve të dyshuar të plagosjes me thikë të dy të rinjve, që ndodhi të shtunën e kaluar, ndërkohë që mbetet në kërkim autori kryesor Xhoni Memollari.

Dy të rinjtë në bashkëpunim me njëri tjetrin plagosën me thikë shtetasit Edrian Myftari dhe Albi Çela, të cilët u dërguan me helikpter drejt Tiranës për të marrë mjekim më të specializuar.

Mësohet se sherri ka ndodhur në mënyrë të përsëritur pasi edhe para 4 muajsh të rinjtë janë konfliktuar me njëri-tjetrin për motive banale.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Njoftimi i Policisë:

Nga specialistët e Seksionit për Krimet u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim K. M., 24 vjeç, banues në Skrapar.Ky shtetas, në bashkëpunim me shtetasin Xh. M., më datë 20.02.2021, ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasit E. M. dhe A. Ç.Ndërkohë, vijon puna për kapjen dhe ndalimin e shtetasit Xh. M.Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

(a.b)/dosja.al

Shto Koment