Aktualitet

Plagosi me thikë 56-vjeçarin në Vlorë, arrestohet autori, procedohen 2 të tjerë

57 vjeçari u arrestua, pasi akuzohet se ka plagosur me thikë një person.
Featured image of article: Plagosi me thikë 56-vjeçarin në Vlorë, arrestohet autori, procedohen 2 të tjerë Foto ilustruese

VLORË- Një 57-vjeçar është arrestuar në flagrancë ditën e sotme, pasi akuzohet se ka plagosur me thikë një person mbrëmjen e djeshme.

I arrestuari është shtetasi me iniciale M.B., 56 vjeç, banues në Gjirokastër. Sipas njoftimit të policisë, mësohet se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta. 

Njoftimi i policisë:

Vlorë

Policia e Vlorës ka arrestuar në flagrancë shtetasin P.Q., 57 vjeç, banues në fshatin Mekat, Vlorë.

Seksioni i Hetimit të Krimit pranë Komisariatit të Policisë Vlorë ka bërë arrestimin e tij pasi mbrëmjen e djeshme, për motive të dobëta 57 vjeçari dyshohet se ka plagosur me mjet prerës thikë shtetasin M.B., 56 vjeç, banues në Gjirokastër.

Nga hetimet e kryera, Policia ka proceduar në gjendje të lirë shtetasit J.B., 31 vjeç dhe J.Q., 28 vjeç, pasi nga konflikti në fjalë, janë goditur fizikisht me njëri-tjetrin.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Plagosja e lehtë me dashje”.

(a.m/dosja.al)

Etiketa:

Shto Koment