Aktualitet

Plagosje me armë zjarri, dhunë dhe vjedhje, arrestohet i rrezikshmi nga Burreli, hipi mbi tavan për t’i shpëtuar policisë

Mësohet se 23-vjeçari ishte shpalur në kërkim pasi vetëm para dy javësh, më datë 30 tetr kishte qëlluar me armë zjarri një person me iniciale K.Ll.
Featured image of article: Plagosje me armë zjarri, dhunë dhe vjedhje, arrestohet i rrezikshmi nga Burreli, hipi mbi tavan për t’i shpëtuar policisë

MAT– Një 23-vjeçar me rrezikshmëri të lartë shoqërore ka rënë në prangat e policisë së Burrelit ditën e sotme.

Mësohet se 23-vjeçari ishte shpalur në kërkim pasi vetëm para dy javësh, më datë 30 tetr kishte qëlluar me armë zjarri një person me iniciale K.Ll.

Pas informacioneve se 23-vjeçari ndodhej në shtëpi, policia ka rrethuar banesën e tij në mënyrë që ta arrestonte. Por në këtë momenet, i prangosuri ka hipur në tavanin e shtëpisë në mënyrë të fshihej, por sërish s’i ka shpëtuar dot arrestimit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

23-vjecari, rezulton të jetë i dënuar më parë për veprat penale “Dhuna në familje”, “Vjedhja” dhe “Kundërshtim i urdhrit të punonjësit të Policisë”.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment