Aktualitet

Plagosi dajë e nip dhe më pas u vetëdorëzua, Gjykata e Kurbinit jep arrest me burg për Aurel Shurbin

Autori i plagosjes, 26-vjeçari Shurbi u vetëdorëzua në Polici 3 ditë më parë, pasi i ishte gjetur edhe arma tip kallashnikov. 
Featured image of article: Plagosi dajë e nip dhe më pas u vetëdorëzua, Gjykata e Kurbinit jep arrest me burg për Aurel Shurbin Foto nag vendngjarja

KURBIN– Gjykata e Kurbinit ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për Aurel Shurbin, i cili plagosi me armë zjarri dajë e nip, Agron Memën dhe Klevis Lekën. 

26-vjeçari Shurbi ka deklaruar se kishte qëlluar me armë pasi ishte provokuar nga Klevis Leka me të cilin kishin pasur konflikt bashkë me vëllain edhe më parë. Autori i plagosjes u vetëdorëzua në Polici 3 ditë më parë, pasi i ishte gjetur edhe arma tip kallashnikov. 

Plagosja me armë zjarri, ndodhi më 5 maj në vendin e quajtur Ura e Drojes, në Mamurras, ku u plagosën me armë zjarri Agron Mema, 50 vjeç dhe nipi i tij Klevis Leka, rreth 30 vjeç.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Shkak i ngjarjes së rëndë ka qenë një konflikt i tre ditëve më parë, e për pasojë autori është hakmarrë. Po atë ditë, rreth dy kilometra larg vendit të ngjarjes, u gjet edhe arma e zjarrit kallashnikov. Ndërsa nip e dajë ia hodhën paq pasi u plagosën në këmbë dhe aktualisht janë jashtë rrezikut për jetën. 

(k.m/dosja.al)

Shto Koment