Aktualitet

Plagoset rëndë një person në Lezhë, i riu përfundon me fraktura në spital pas sherrit për pronën

Ende nuk dihet identiteti i personit në fjalë, ndërkohë që mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur në periferi të qytetit të Lezhës.
Featured image of article: Plagoset rëndë një person në Lezhë, i riu përfundon me fraktura në spital pas sherrit për pronën Foto Ilustruese

LEZHË– Një person ka përfunduar në spital me fraktura të rënda në trup, pas një hserri mes disa të rinjve. Ende nuk dihet identiteti i personit në fjalë, ndërkohë që mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur në periferi të qytetit të Lezhës.

Disa të rinj të paidetifikuar janë përfshirë në një sherr të dhunshëm, duke e lënë të plagosur rëndë, njërin prej tyre. Mësohet se arsyet e sherrit kanë qenë për pronat, por ende nuk është qartë zanafilla.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

I plagosuri ka marrë lëndime në disa pjesë të trupit dhe ka fraktura. Në lidhje me këtë ngjarje është vënë në pranga një person. Ndërkohë të rinjtë e përfshirë në sherrin në fjalë kanë thyer edhe karantinë, duke qenë se prej tre javësh Shqipëria është futur në një izolim total për shkak të koronavirusit.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment