Aktualitet

‘Plagoset në aksident Ëngjëll Agaçi”, Berisha: Ka dhe viktima, Sandër Lleshaj po fsheh ngjarjen

Në reagimin e tij në Facebook, Berisha shprehet se ky aksident mbahet i fshehtë nga Sandër Lleshaj.
Featured image of article: ‘Plagoset në aksident Ëngjëll Agaçi”, Berisha: Ka dhe viktima, Sandër Lleshaj po fsheh ngjarjen Sali Berisha, Ëngjëll Agaçi dhe Sandër Lleshaj

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikaur sot një denoncim, në të cilin bëhet me dije se  mbrëmë është aksidentuar Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, Ëngjëll Agaçi.

Në reagimin e tij në Facebook, Berisha shprehet se ky aksident mbahet i fshehtë nga Sandër Lleshaj. Më tej ish-kryeministri shton se Agaçi është plagosur, ndërkohë që shton se ka dhe viktima.

POSTIMI I PLOTË

Mbahet i fshehte nga gjeneral Hashashi aksidenti i rende i Don Agaçios. Ka dhe viktima. Vet ai eshte plagosur. Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. Sb Pershendetje Doktor, mbreme Don Agaçio, sekretari i Pergjithshem i Kryeministrit ka bere aksident me makinen e punes AA481PK Toyota, ngjarja po mbahet e fshehur nga policia, mendohet qe ka patur te plagosur, perfshire edhe vete Don Agaçion si te plagosur!

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment