Aktualitet

Plagoset drejtuesi i “Benz”-it në Milot, u përplas me trajlerin (VIDEO)

Ngjarja ka ndodhur tek mbikalimi i Milotit paraditen e sotme. Si pasojë e përplasjes është plagosur drejtuesi i Benzit.
Featured image of article: Plagoset drejtuesi i “Benz”-it në Milot, u përplas me trajlerin (VIDEO) fOTO NGA AKSIDENTI

MILOT– Një person ka mbetur i plagosur pasi është përplasur me një trajler teksa udhëtonte me automjetin “Mercedez benz”. Ngjarja ka ndodhur tek mbikalimi i Milotit paraditen e sotme. Si pasojë e përplasjes është plagosur drejtuesi i Benzit.

Aktualisht i plagosuri ndodhet në Spitalin Rajonal të Lezhës ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore. Shkak për këtë aksident mësohet se është bërë lagështira e madhe në rrugë, e krijuar nga moti i keq.

Balkanweb ka publikuar edhe pamje nga vendi i ngjarjes.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

(F.M/DOSJA.AL)

Shto Koment