Aktualitet

Plagoset 27-vjeçarja në Vlorë, makina me të cilën po udhëtonte del nga rruga

Nga ky aksident ka mbetur e plagosur drejtuesja e mjetit, një 27-vjeçare, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po mjekohet në spitalin e Vlorës.
Featured image of article: Plagoset 27-vjeçarja në Vlorë, makina me të cilën po udhëtonte del nga rruga Makina pas aksidentit

VLORË- Një aksident me pasojë plagosjen e një 27-vjeçare ka ndodhur sot në Vlorë. Sipas informacioneve të deritanishme mësohet se një mjet tip “Golf” ka dalë nga rruga dhe ka rënë në një kanal.

Nga ky aksident ka mbetur e plagosur drejtuesja e mjetit, një 27-vjeçare, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po mjekohet në spitalin e Vlorës.

Rreth orës 12:56, në autostradën Fier-Vlorë pranë fabrikës së kripës, automjeti tip Golf me drejtues shtetasin F. Z ka dalë nga rruga dhe ka rënë në një kanal.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Si pasojë është dëmtuar vajza e drejtuesit, 27 vjeçe, e cila po merr ndihmë mjekësore në Spitalin e Vlorës. Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me aksidentin”, njofton Policia.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment