Aktualitet

Plagosën çiftin në Allias pasi hynë në banesë për të grabitur/ Lihet në qeli njëri prej autorëve, burg edhe për ‘skifterin” që nuk është kapur

Gjykata e Tiranës ka lënë në qeli Fatjon Mërtënikën dhe për Markeljan Cungu ka dhënë masën e sigurisë "arrest me burg" në mungesë, pasi ai ndodhet në arrati.Ndërsa për Mario Toçi, gjykata ka marrë vendimin që të hetohet në gjendje të lirë për “moskallzim krimi’.
Featured image of article: Plagosën çiftin në Allias pasi hynë në banesë për të grabitur/ Lihet në qeli njëri prej autorëve, burg edhe për ‘skifterin” që nuk është kapur Çifti që u grabit, Afërdita dhe Petrit Laze

Tiranë- Gjykata e Tiranës ka dhënë masën “arrest me burg” në mungesë për Markeljan Cungu dhe ka lënë në qeli Fatjon Mërtënikën, të cilët janë  dy autorët e plagosjes së çifit Laze në Allias, ngjarje e ndodhur kjo më 19 janar. Ndërsa për Mario Toçin, gjykata ka marrë vendimin që të hetohet në gjendje të lirë për “moskallzim krimi’.Mbi Fatjon Mërtënikajn dhe Markelian Cungun rëndon akuza e grabitjes me armë e mbetur ne tentativë si dhe plagosje e rëndë.

Pak ditë më parë Policia e Tiranës identifikoi dy autorët që plagosën Petrit dhe Afërdia Lazen në Allias, më 19 janar, pasi u futën në banesën e biznesmenëve për të grabitur. Policia arrestoi 28-vjeçari Fatjon Mërtënika dhe shpalli në kërkim Markeljan Cungun.  Mërtënika ka qenë i dënuar më parë për veprën penale “prodhim dhe shitje e narkotikëve”, ndërsa Cuku ka qenë i dënuar më parë për vjedhje dhe drogë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Më 17 janar në rrugën “Njazi Meka”, në zonën e njohur si Allias në Tiranë, çifti, Petrit dhe Afërdita Laze  u plagosën nga dy persona teksa ndodheshin brenda banesës së tyre. Autorët hynë në banesë për të grabitur dhe pas përballjes me familjarët qëlluan me armë. Gjendja e 61-vjeçarit që mori një plumb në bark, pas daljes nga ndërhyrja kirurgjikale është stabilizuar. Po ashtu edhe e gruas së tij, që ka një plagë në kofshë nga të shtënat e njërit prej autorëve të grabitjes. Çifti me origjinë nga Skrapari, prej 1994 ishin zhvendosur në Tiranë ku kishin hapur biznesin e tyre, atë të prodhimeve të brumit.

J.V/Dosja.al

Shto Koment