LIVE UPDATES
Art&Argëtim

18 mln lekë për logon e kopjuar, artistët paralajmërojnë protesta pas plagjiaturës, letër Margaritit: Mos heshtni, rikthe

16 Shkurt 2021, 18:22 Nga DOSJA
18 mln lekë për logon e kopjuar, artistët

TIRRANË- Kreu i Sindikatës së Pavarur të Artistëve të Shqipërisë, Rashat Ibrahimi, ka vendosur që ditën e nesërme t’i dërgojë ministres së Kulturës, Elva Margariti, një shkresë zyrtare që të auditojë procesin e përzgjedhjes së logos së re të Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, pasi kjo e fundit prej ditësh ka qenë në qendër të vëmendjes pasi është konsideruar si plagjiaturë. 

Ibrahimi në një intervistë për mediat ka thënë se në letrën që do t’i nisin Ministres do t’i kërkojnë që të dërgojë në mënyrë urgjente auditim, që të verifikohen të gjitha problemet që ka logoja, e më pas do i këkrojnë një kopje të saj. Sipas tij nëse pas kësaj letre nuk do të ketë një reagim nga Ministrja e Kulturës, Eva Margariti, artistët do të nisin protestat.

“Skandali mediatik që plasi në TKOB për logon e re të institucionit është një ngjarje shumë e dhimbshme. Dje u mblodhëm të gjithë krerët e sindikatave, të korit, ansamblit të valleve e të baletit që dolëm me këtë vendim: “Do t’i kërkojmë Ministrisë së Kulturës zyrtarisht që të dërgojë në mënyrë urgjente auditin, që të verifikohen të gjitha problemet që trajtohen në lidhje me këtë skandal”. Më pas ne do i kërkojmë MK që një kopje të audit t’ia depozitojë Sindikatës, e cila do të marrë vendim nëse do të duhet  t’i drejtohet Kontrollit të Lartë të Shtetit, për të vërtetuar se ku kanë shkuar lekët e shqiptarëve. Nëse MK heshtë, ne do të nisim protestat njëorëshe, më pas një ditë e më tej”, thotë kreu i Sindikatës së Pavarur të Artistëve, Reshat Ibrahmi

“Sinqerisht kam menduar, se s’ka pas arsye për të cilën duhet ndërruar logoja, sepse e vjetra i kishte të gjithë elementët brenda. Megjithatë duhet të them, se ajo nuk është logoja historike e TKOB, që në ditën e parë të tij, se është ndryshuar nëpër vite. Është një rishikim i saj në vitet ‘80 dhe ka ardhur, duke u përmirësuar deri në vitin 2020. Logoja që ishte para këtij, ka qenë logo e 2003-shit, vënë për 50-vjetorin e TKOB. Mendimi im është që nuk duhet të ndryshonte, se është imazhi i një institucioni kulturor.  Logoja e re nuk është përfaqësuese, sepse që ta kuptosh duhet që të lexosh shpjegimin që i ka dhënë autori. Por, një logo duhet të flas vet, nuk ka nevojë që të interpretohet. I kërkojmë ministrisë që të kryejë detyrën e saj, edhe të bëhen të gjitha verifikimet e rastit. Mesa kam dijeni edhe vet institucioni i Operas e kërkon një gjë të tillë”, shprehet pianistja Etrita Ibrahimi.

 “Po ta shikosh logon, nuk përfaqëson asgjë. Plagjiaturë apo jo?! Duhet të presim institucionet që merren me ketë punë. Ka prokurori, SPAK dhe Kontrolli i Lartë i Shtetit. Këto duhet të ndërhynë në këtë aferë. Ne s’kishim ankesa për logon e vjetër, ishte e arrirë. Po, më troç po kërkojmë zhbërjen e kësaj logoje, sepse dhe nga ana artistike, logoja e re nuk është asgjë e arrirë. Të rikthehet logoja që ishte. Kaq. Artistëve këtu u ka humb liria, nuk flasin. Ajo e quan të vogël këtë ccështje, varet se si e ka matematikën ministrja. 18 milionë ne na duken shumë, asaj pak. Në Komision për logon duhet të jenë pesë veta, plus që duhet që të merrej dhe mendimi i një pjese të madhe të artistëve, jo i të gjithëve, sepse ne avash-avash po ngrysim jetën këtu. I është ul reputacioni teatrit. Të përflitet TKOB në këtë formë, është ulje edhe për artistët. Ministrja e Kulturës duhet  të dërgojë komisionin dhe të dalë me deklaratë se si qëndron puna. Paret që ka në dispozicion teatri, mund të përdorën që të bëjnë tampon mëngjes për mëngjes artistët, që të bëjnë prova me kohë të plotë. Ato pak lekë që kanë duhet harxhuar për mbarëvajtjen e punës këtu”, thotë baritoni Ylber Gjini.

“Me sy të lirë shihet se është një plagjiaturë. Ajo është një vjedhje estetike ditën për diell. Shikojeni logon, ja ku e keni? Ky problem nuk zgjidhet me shkrime lart e poshtë, por në rrugë ligjore, ajo për mua si një punonjës prej 43 vjetësh në opera, nuk është e denjë për një opera kombëtare. Komisioni nuk ka asnjë lidhje me operën. Kjo nuk është më opera kombëtare. Përse ka nevojë, përse duhej bërë? Teatrot e Italisë kanë nga 200 vjet me të njëjtën stemë. Këtu është mentaliteti erdha unë: fillon me mua institucioni, por institucioni ka histori”, thotë regjisori Nikolin Gurakuqi.

Ndërsa Ministrja e Kulturës Elva Margariti, teksa ka folur për akuzën e ngritur  se logoja e teatrit është e vjedhur e ka konsideruar një problem shumë të vogël duke shtuar se mediat duhet të të fokusohen te çështje më të mëdha. Ajo ka thënë se e gjithë vëmendja që po i jepet logos së teatrit janë të gjitha momentale duke theksuar se nuk mund të marrë vëmendje administrative një diskutim mediatik që ka lind nga rrjetet sociale, pa pasur shkresa zyrtare në tavolinën e saj.

“Keni tejmase kërkesa, që për mendimin tim janë kërkesa shumë më bazike, në krahasim me kërkesat madhore, që do të mund të shtronin të gjithë gazetarët. Këto janë punët e përditshme të Ministrisë së Kulturës. Është me të vërtetë një nga problematikat më të vogla që po çojmë përpara. Ju falënderoj që për vëmendjen që keni për problematika kaq të vogla, edhe më vjen mirë që keni një vëmendje kaq të shtuar edhe për aspekte të vogla, që lidhen me logot e institucioneve. Ndoshta është institucioni në vetvete që u jep më tepër kënaqësi dhe vëmendje, por të kishit këtë vëmendje për çdo elementë sado të vogël të punëve të mëdha, që çojmë përpara do të kënaqur. Këto janë të gjitha vëmendje momentale, problematika të shtuara në rrjete sociale, pa krijuar asnjë proces të mirëfilltë administrativë-ligjor, siç do të kishte hije një procesi qytetarie të civilizuar. Sipër tavolinës sime se kam ende për firmë, por ndërkohë kemi bërë takimet e duhura. Kemi fol se për çfarë duhet të ngrihet komisioni nga ana e MK. Asnjë kërkesë nuk ka ardhur nga askush, përveçse nga TKOB, për të ndihmuar nga ana e MK për këtë proces. Çdo gjë që ndodh në rrjete sociale, kjo s’do të thotë se do të marrë vëmendje zyrtare nëse s’ka një kërkesë zyrtare. Por kërkesa e paraqitur nga TKOB për t’i ardhur në ndihmë në vlerësim një procesi që është kryer nën autorësinë, përgjegjësinë e TKOB sipas rregullave ekonomike edhe ligjore, do të shihet nga ana e MK, në dy aspekte; Atë që ju e keni cituar si plagjiaturë. Megjithëse u’a them që sot që nuk është e tillë, sa kohë që një logo nuk hynë në përkufizimet e ligjit të së drejtës së autorit, por të pronësisë industriale, departament që nuk është në varësi ministrisë. Do të shikohet dhe pikëpyetja që ju keni ngritur mbi vlerën ekonomike të të gjithë procesit, duke e parë nga ana procedurale, se si është ndjekur. Do të bëhet brenda të gjithë afateve që ligji parashikon”.- ka thënë ajo. 

Në janar të vitit 2020, TKOBAP (Teatri Kombëtar i Operas, Baletit dhe Ansambli Popullor) shpalli konkurs për dizajnimin e logos së re të institucionit, i cili u fitua nga kompania “Piro Pro”. Për shumën 1,845, 000 lekë, u krijua një logo që artistët e cilësuan si të kopjuar duke ngjallur debat në rrjet. TKOB ka hequr përgjegjësinë nga vetja, duke u shprehur se nuk kishin mundësi që të konfirmonin plagjaturën, ndërsa kompania e mohon kategorikisht vjedhjen.

(A.k.dosja.al) 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

kulture kulture etrita ibrahimi logoja e tkob nikolin gurakuqi. rashat ibrahimi ylber gjini etrita ibrahimi logoja e tkob nikolin gurakuqi. rashat ibrahimi ylber gjini

Sondazh

Poll
Art&Argëtim 16 Shkurt 2021, 10:58

Epoka e dyqanit në celular…

Çdo ditë e më shumë, kryefjala e shërbimeve po bëhet dixhitalizimi. Duket si një refren i përsëritur, por ja që kjo është tendenca mbarëbotërore, është n...

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni