Factcheck

‘Plagjiaturë propagande?’/ Olta Xhaçka imiton Saimir Tahirin, vizita klishe tek fëmijët e majorit: Do vijmë prapë ne…(VD)

Forma e zgjedhur lë për të dëshiruar, jo vetëm për mungesën e humanitetit që përdor si mjet propagandistik dy fëmijë, por edhe nga ajo e origjinalitetit.

TIRANË-Propaganda është arti i bindjes së tjetrit në diçka që nuk beson as vetë.”-thoshte Abba Eban, një politikan dhe diplomat izraelit, ministër i Jashtëm gjatë luftës Arabo-Izraelite.

Në të njëjtën qarkore jemi edhe sot në vendin tonë të vogël, e plot telashe, ku ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka shkuar për të shoqëruar në shkollë, dy fëmijët e major Klodian Tanushit, i cili ra në Letoni më 10 maj 2019.

Ministrja u kujdes që aktiviteti të filmohej nga kamerat, të bëheshin me kujdes edhe fotot e rastit, t’ju shpërndaheshin medieve, e më pas secili të shpërndahej i lumtur për në shtëpi.

Forma e zgjedhur lë për të dëshiruar, jo vetëm për mungesën e humanitetit që përdor si mjet propagandistik dy fëmijë, por edhe nga ajo e origjinalitetit.

Një skenë e ngjashme, për të mos akuzuar ministren për “plagjiaturë politike”, është përdorur nga ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, më 13 shtator 2016, tre ditë pas vrasjes së efektivit Ardian Kodra.

Polici i FNSH, u vra më 2 shtator në Torovicë të Lezhës kur Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kishin shkuar në fshat për të neutralizuar David Qosen, i cili me armë terrorizonte banorët e fshatit.

Tahiri shkoi bashkë me grupin e efektivëve të FNSH, kolegë të Ardianit, për të shoqëruar në shkollë, djalin e vogël të familjes Kodra, Suardin.

Ngjashmëria mes dy rasteve është e madhe. Po ashtu edhe dëshira e Xhaçkës për të imituar ish-kolegun, tashmë ‘drurin’ e shtrembër të PS. Ajo shkon tek shkolla, puth të dy fëmijët, njësoj si Tahiri, dhe më pas hyn tek klasa.

Aty ka edhe fëmijë të tjerë, ku nga sikleti i të realizuarit diçka edhe më të mirë se Tahiri, lëshon klishe të tipit: Ua si u shkëputët nga pushimet? Do vijmë prapë ne…

Për më shumë ndiqni pamjet.

(F.g/dosja.al)

Shto Koment