Politike

Punimet shkencore plagjiaturë, Shahini: Kemi gati platformën për kontroll, shumë shpejt do jetë në zbatim (VD)

Shahini ka bërë me dije se është gati dhe platforma anti-plagjiaturë dhe ajo duhet të jetë praktikë në punën e universitetit.
Featured image of article: Punimet shkencore plagjiaturë, Shahini: Kemi gati platformën për kontroll, shumë shpejt do jetë në zbatim (VD) Besa Shahini

TIRANË- Ministrja e Arsimit, Besa Shahini, në një deklaratë për mediat ka bërë me dije disa vendime të marra prej saj në lidhje me “Paktin për Universitetin”. Shahini ka bërë me dije se është gati dhe platforma anti-plagjiaturë dhe ajo duhet të jetë praktikë në punën e universitetit.

 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Është prezantuar platforma anti-plagjaturë dhe shumë shpejt do të jetë e përdorur për të gjitha punimet shkencore. Duam që praktika e kontrollit të aplikohet dhe tek sudentët dhe pedagogët. Të gjithë të keni mundësi ta përdorin që studentët të mësojnë se si bëhet një punim shkencor dhe të jenë gati për të bërë dhe një punim për doktoraturën. Blihet aksesti për softin dhe të gjithë universitetet do kenë qasje për përdorimin e softëare, do përdoret si fillim për kandidatët e zgjedhjeve në vitin 2020, dhe më pas do jenë për studentët, ku do kontrollohen të gjithë punimet”, u shpreh Shahini.

Besa Shahini në një deklaratë për mediat ka njoftuar datën e zgjedhjeve në universitet. Sipas saj në 8 maj 2020, universitetet publike në vend do të zgjedhin drejtuesit e rinj. Shahini ka folur dhe për situatën në UT, ku tha se Koni ka marrë shuma ankesa dhe duhet të largohet. Po ashtu njoftoi dhe nismën anti-plagjiaturë, ku shtoi se të parët do testohen do jenë kandidatët për zgjedhjet  e reja e më pas të gjitha punimet e studentëve.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment