Politike

Pjetri e dinte që do të akuzohej nga PD, kush e tradhëtoi Bashën gjatë mbledhjes në Shkodër?

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Valdrin Pjetri e dinte që do të akuzohej nga PD-ja që në muajin qershor, kohë kur edhe kryedemokrati Lulzim Basha vizitoi Shkodrën. 
Featured image of article: Pjetri e dinte që do të akuzohej nga PD, kush e tradhëtoi Bashën gjatë mbledhjes në Shkodër? Lulzim Basha dhe Valdrin Pjetri

TIRANË– Kandidati i PS-së për Shkodrën, Valdrin Pjetri akuzohet nga PD-ja, e cila ka publikuar edhe disa dokumente, se ka qënë i arrestuar në Itali për trafik droge dhe vjedhje. 

Akuzave Pjetri i është përgjigjur me një dokument nga autoritetet italiane, ku edhe shkruhet se socialisti nuk ka asnjë proces gjyqësor të hapur në Itali. 

Por në shkresën e Pjetrit ka diçka që nuk shkon…dhe ajo është data e lëshimit të saj. 

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Valdrin Pjetri e dinte që do të akuzohej nga PD-ja që në muajin qershor, kohë kur edhe kryedemokrati Lulzim Basha vizitoi Shkodrën. 

Në një nga mbledhjet e brendshme me strukturat e partisë, Basha i ka njohur të pranishmit me dënimin e Pjetrit në Itali dhe denoncimin e PD-së.

Ka qënë pikërisht ky momenti, kur edhe Pjetri ka nisur lëvizjet e tij për t’i paraprirë sulmeve nga PD-ja duke nisur procedurat për të tërhequr dokumentin.

Kjo është edhe arsyeja që shkresa e publikuar prej tij mban datën 19 korrik, kur në fakt akuza zyrtare e PD-së u bë më 1 gusht.

Kush ishte personi i brendshëm i PD-së që sinjalizoi Valdrin Pjetrin për rrezikun që i kanosej? Ose më keq akoma, kush e “tradhëtoi” Lulzim Bashën?

Ditën e sotme Partia Demokratike publikoi dokumentet që sipas saj vërtetojnë se kryebashkiaku i Shkodrës ka qenë dënuar me 18 muaj burg në Itali për drogë. Gjithashtu PD-ja ka paraljmëruar një protestë që pritet të zhvillohet nesër në Shkodër, kundër Pjetrit.

Vetë Pjetri u shpreh se po pret vendimin e përfundimit të procesit të verifikimit të figurës nga ana e autoriteve zyrtare shqiptare dhe italiane.

Në lidhje me këtë lajm ka pasur reagime nga Partia Socialiste dhe nga vetë kryetari i saj, Edi Rama ka pezulluar Pjetrin nga strukturat e PS-së deri në verifikimin e rastit nga Prokuroria.

Shto Koment