Showbiz

Pjesë e jurisë së spektaklit të famshëm gjerman! Emri i Loredanës qarkullon në mediat gjermane, a do jetë pjesë e saj reperja shqiptare?

Eshtë aluduar se Loredana do të jetë pjesë e jurisë së spektaklit të famshëm gjerman. “Deutschland sucht den Superstar” dyshohet të bëjë pjesë të profesionistëve vlerësues dhe Loredanën.
Featured image of article: Pjesë e jurisë së spektaklit të famshëm gjerman! Emri i Loredanës qarkullon në mediat gjermane, a do jetë pjesë e saj reperja shqiptare? Loredana

GJERMANI– Loredana është kthyer në qendër të vëmendjes së medias zvicerane, pasi është aluduar se do të jetë pjesë e jurisë së spektaklit të famshëm gjerman. “Deutschland sucht den Superstar” dyshohet të bëjë pjesë të profesionistëve vlerësues dhe Loredanën.

Sipas të njejtave aludime, në juri do të jetë edhe kolegu i saj, Bushido. Lajmi është bërë me dije nga “20 minuten”, megjithatë RTL ka hedhur poshtë emrin e Loredanës, të paktën për këtë sezon. Zëdhënësi i RTL bëri me dije se emrat e anëtarëve të jurisë do të bëhen të ditur brenda këtyre ditëve. Kështu, reperja zvicerane nuk do të jetë pjesë e spektaklit gjerman.

Loredana

“Deutschland sucht den Superstar” është një emision si “American Idol” apo “X Factor”, ku mes shumë pretendetësh për zërin më të bukur, zgjidhet syper ylli i Gjermanisë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Loredana po korr sukses në Zvicër e jo vetëm me karrierën e saj, duke sjellë bashkëpunime të shumta me të tjerë emra të njohur.

(A.B)/Dosja.al

Shto Koment