Aktualitet

Pjesë e ISIS-it që prej 2013, si hyri në Shqipëri terroristi rus? (Detaje)

  • Arrestohet rusi terrorist në Shqipëri, pjesë e ISIS-it që prej 2013, do ekstradohet drejt Rusisë (VD)
  • Dyshimet se ai është një person i rrezikshëm, lindën gjatë kontrollit mjekësor, pasi në trupin e 34-vjecarit u konstatuan plagë të shumta, të cilat dyshohet se ishin shkaktuar nga armë zjarri dhe mjete të forta.
    Featured image of article: Pjesë e ISIS-it që prej 2013, si hyri në Shqipëri terroristi rus? (Detaje)

    TIRANË- 34-vjeçari rus, për të cilën Policia e Shtetit njoftoi sot arrestimin nën akuzën e pjesëmarrjes në organizatë terrorriste, ka në hyrë në Shqipëri përmes pikës doganore të Kakavijës, rreth 10 muaj më parë.

    Burime të besuara për ‘BalkanWeb’ thanë se 34-vjeçari rus, ka hyrë në Shqipëri bashkë me një grup të madh azilkërkuesish në Gjirokastër, ndërsa nuk dispononte asnjë mjet identifikimi. Po sipas të njëjtave burime, shtetasi rus me inicialet R.M ka qëndruar hermetik, duke refuzuar të flasë për autoritetet shqiptare. Ai ka refuzuar çdo tentativë të zyrtarëve për ta intervistuar.

    Dyshimet se ai është një person i rrezikshëm, lindën gjatë kontrollit mjekësor, pasi në trupin e 34-vjecarit u konstatuan plagë të shumta, të cilat dyshohet se ishin shkaktuar nga armë zjarri dhe mjete të forta.

    Drejtoria e Antiterrorit dhe Prokuroria për Krime të Rënda vendosën aso kohe për trasferimin me urgjencë në Tiranë dhe kërkuan ndihmën e Europolit. Shenjat e gishtërinjve të tij dhe ADN, u dërguan në zyrën qendror të Europol, me qëllim identifikimin e tij.

    I pari që iu përgjigj kërkesës së prokurorit Eugen Beci, ishte një nga vendet e BE-së dhe jepnin një identitet të vendeve nga Lindja e Mesme, por paraqitja e jashtme e 34-vjecarit nuk bindi autoritetet shqiptare, të cilët kërkuan të dhëna shtesë.

    Gjatë kësaj periudhe i riu rus është mbajtur në qendrën e azil kërkuesve në Karreç, dhe sipas legjislacionit shqiptar ai është mbajtur nën monitorim deri në identifikimin e tij.

    Mëngjesin e sotëm përmes një njoftimi zyrtar Policia e Shtetit, tha se kishte ndaluar 34-vjecarin rus me inicialet R.M, me qëllim ekstradimin e tij në Rusi, pasi kërkohet për pjesëmarrja në organizatë terroriste.

    Po sipas njoftimit zyrtar të policisë, 34-vjecari në qershor të vitit 2013 ky shtetas është larguar nga Rusia për në Siri, ku i është bashkuar një grupimi ilegal të armatosur, të ashtuquajturit “Shteti Islamik” (ISIS), duke qenë pjesëmarrës aktiv në luftime kundër forcave qeveritare në Siri.

    Marrë nga Ballkan web

    (a.m/dosja.al)

    Shto Koment