Politike

Pjerin Ndreu njofton largimin si deputet: Sfida e re, Lezha. Mirënjohje dhe opozitës

Ai ka një falenderim për të gjithë ata që kanë qenë koleg të tij, si të pozitës dhe opozitës, duke thënë se ka pasur raste që ka pasur raste të tejkalimit të ndonjë tensioni politik.
Featured image of article: Pjerin Ndreu njofton largimin si deputet: Sfida e re, Lezha. Mirënjohje dhe opozitës Deputetët e Komisionit të Sigurisë

TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste që do të kandidojë për Bashkinë e Lezhës, Pjerin Ndreu, ka njoftuar largimin e tij nga Parlamenti. Ai në një reagim në Facebook, ka publikaur foton e fundit me të gjithë anëtarët e Komisionit të Sigurisë, duke thënë se sot ishte mbledhja e fundit.  

Më tej ai ka një falenderim për të gjithë ata që kanë qenë koleg të tij, si të pozitës dhe opozitës, duke thënë se ka pasur raste që ka pasur raste të tejkalimit të ndonjë tensioni politik.

“Sot pas mbledhjes se fundit te Komisionit te Sigurise ne Kuvend, beme nje foto te gjithe bashke. U jam mirenjohes te gjithe kolegeve qe kam punuar ne ate komision qe nga viti 2013, te pozites dhe opozites, per gjithe mbeshtetjen, mirekuptimin, eksperiencen e ndersjellte, dhe tejkalimin e ndonje tensioni politik. Pas 6 viteve jete aktive ne ate komision, ndjehem me i pjekur dhe me i pergatitur per te perballu sfiden e veshtire qe me pret ne Bashkine e Lezhes. Faleminderit kolege qe me dhate energji e force per te ecur para dhe per te konkuruar per te fituar!”, shkruan Ndreu.

Pjerin Ndreu u zyrtarizua si kandidat për Bashkinë Lezhë gjatë Kongresit të Partisë Socialsite të mbajtur në 23 mars.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment