Aktualitet

Pjerin Ndreu “hakmerret” kundër Ndocaj, pezullon punimet në fshatin Manati në Lezhë (FOTO)

Votimet e 30 qershorit, krahas debatit të madh politik, po prodhojnë dhe cudira të ndryshme, ku kryetarët e emëruar të Ramës, përpos imazhit dhe kredibiltetit të tyre të dobët publik, janë dhe të papërgjegjshëm në raport me komunitetin që ata administrojnë.
Featured image of article: Pjerin Ndreu “hakmerret” kundër Ndocaj, pezullon punimet në fshatin Manati në Lezhë (FOTO) Pjerin Nderu

LEZHË- Kështu, një situatë e tillë papërgjegjshmërie vjen nga bashkia Lezhë, aty ku kryetari i saj, dëshmon qartazi se nuk është i interesuar për komunitetin, por në mendjen e tij janë pasuritë publike dhe pronat e bregdetit të Lezhës.

Përmes një vendimi arbitrar dhe të padëgjuar më parë, Pjerin Ndreu, si kryetar bashkie i votuar nga afro 10 % e zgjedhësve lezhianë, ka urdhëruar ndërprerjen e punimeve të një investimi që po kryhet në fshatin Manati, duke mos dhënë asnjë shpjegim, por duke lënë të nënkuptohet se një gjë e tillë bëhet për ndëshkim ndaj banorëve të këtij fshati, të cilët nuk e votuan më 30 qershor, duke i dhënë votën masivisht rivalit të tij, Eduart Ndocaj, i cili është dhe djal i këtij fshati.

Ndërprerja e punimeve që po kryhen ka sjellë reagimin e ashpër të banorëve, të cilët po përballen me problematika dhe avari të shumta si rezultat i ndërprerjes së këtyre punimeve.
Banorët shprehen njëzëri, se një veprim i tillë është hakmarrje primitive e një kryetari, i cili menaxhimin e bashkisë e nënkupton si taraf personal, duke synuar ndëshkimin dhe nënshtrimin e atyre që s’e votuan më 30 qershor.

Të irrituar së tepërmi, manatiasit janë të bindur, se Pjerin Ndreu jo vetëm që nuk e meritoi votën e tyre, por se ai shumë shpejt do të përballet me pasojat e dosjes 184, ku ai kapet në përgjime duke shantazhuar votuesit e Dibrës.

Ndërprerja e punimeve të nisura, është sinjali më i keq që i vjen Lezhës nga një kryebashkiak, i cili nuk llogarit aspak kostot e qytetarëve, por udhëhiqet nga principet e primitivizmit ekstrem.

Marrë nga Infopressalbania

Shto Koment