Politike

‘Ca e bëjnë me keq se ai i Bulqizës’, Pjerin Ndreu harron ç’ka thënë në mëngjes e sulmon mediat në darkë: Janë në pikë të hallit (VD)

Dosja.al raportoi këtë lajm në mënyrë korrekte duke treguar deklaratën e Pjerin Ndrut ashtu siç ai e kishte thënë, që pranonte se kreu i Bashkisë së Bulqizës pinte kokainë, pasi sipas tij ata në PD e pinin me keq.
Featured image of article: ‘Ca e bëjnë me keq se ai i Bulqizës’, Pjerin Ndreu harron ç’ka thënë në mëngjes e sulmon mediat në darkë: Janë në pikë të hallit (VD) Pjerin Ndreu, kreu i Bashkisë Lezhë

TIRANË- Kreu i Bashkisë së Lezhës, ka qenë sot një nga personazhet e Partisë Socialiste që ka komentuar videon e Lefter Allës, duke thithur kokainë. Në një intervistë për Report TV, Ndreu tha: Njërëz ka e do ketë, Shqipëria kaq është ne nuk kemi futur akoma në parti testet e drogës e pas partia Demokratike. Tani mos më bëni të them unë nja ca emra që e bëjnë me keq se ai i Bulqizës.

Dosja.al raportoi këtë lajm në mënyrë korrekte duke treguar deklaratën e Pjerin Ndrut ashtu siç ai e kishte thënë, që pranonte se kreu i Bashkisë së Bulqizës pinte kokainë, pasi sipas tij ata në PD e pinin me keq. Në lidhje me këtë lajm, Ndre pa përmendur emra ka sulmuar sot mediat online, duke treguar një barsaletë, me një shurdh e shton se nuk dinë as të përkthjenë shqip-shqip.

“Ne pike te hallit jane keto portalet e pafund me perkthimin shqip-shqip ! Zot na ruj se nuk dine ca llapin e shkruajne ! Dikur e nje kohe tregohej nje bisede humoristike mes dy njerezve ku njeri ishte shurth:- Puna e mbare o Pepe…Jam tu mbjelle do qepe, pergjigjet Pepa.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

-Si e ke Paloken ? 5 lek kokrren ja kthen Pepa.  -Hajt u shurdhofsh o gomar, pac shendet e udha e mbare, pergjigjet Pepa!”, shkruan Pjerin Nreu në Facebook.

Për t’i kujtuar deklaratën që ka bërë sot po i sjellim edhe njëherë Pjerin Ndreut deklaratën që ka thënë sot në drekë. Më poshtë videon e Ndreut:


(A.B. Dosja.al)

Shto Koment