Aktualitet

‘Piva raki se isha i mërzitur nga tërmeti’/ Shqiptari në gjendje të dehur shkakton aksident, ja çfarë tha para gjykatës në Greqi

51-vjeçar shqiptar po drejtonte mjetin pa patentë dhe në mënyrë të rrezikshme, pasi shkaktoi një aksident në qendër të Volosit.
Featured image of article: ‘Piva raki se isha i mërzitur nga tërmeti’/ Shqiptari në gjendje të dehur shkakton aksident, ja çfarë tha para gjykatës në Greqi Foto ilustruese

GREQI- Një shqiptar doli përpara gjykatës në Volos të Greqisë, pasi ishte arrestuar për shkak se u kap i dehur teksa drejtonte makinën.

51-vjeçar shqiptar po drejtonte mjetin pa patentë dhe në mënyrë të rrezikshme, pasi shkaktoi një aksident në qendër të Volosit.

Ai u justifikua përpara gjykatës duke thënë se kishte pirë raki sepse ishte mërzitur nga tërmeti që goditi Shqipërinë më 26 Nëntor. Gjykata e dënoi shqiptarin me 14 muaj burg, të konvertuar në tre vite dënim të pezulluar, dhe me 1200 euro gjobë.

(a.m/dosja.al)

Shto Koment