Aktualitet

Piu birra me shokët dhe e priti vdekja, hetuesit ‘gërmojnë’ në të shkuarën e vëllait të Kapllanit të përfshirë në trafik droge, atentati u krye nga më shumë se dy persona

Në një objekt të braktisur, pranë makinës së Kapllanit, autorët ishin bërë gati dhe po prisnin të riun. Në momentin që e pikasën, ata e qëlluan me 14 plumba dhe janë larguar. Burime nga grupi hetimor, i thanë Dosja.al se në ngjarjen në fjalë, dyshohet se kanë marrë dy ose më shumë persona, por që ende nuk ka një emër për këtë ngjarje.
Featured image of article: Piu birra me shokët dhe e priti vdekja, hetuesit ‘gërmojnë’ në të shkuarën e vëllait të Kapllanit të përfshirë në trafik droge, atentati u krye nga më shumë se dy persona Klevis Kapllani dhe pamje nga vendi i ngjarjes

TIRANË– Klevis (Bledar) Kapllani, 33-vjeçari që u ekzekutua me armë zjarri 100 metra larg banesës së tij në Rrogozhinë, ishte në një lokal pranë shtëpisë para se të vritej. Nga burime pranë zonës, Dosja.al ka mësuar se rreth orës 22:00, Kapllani ka qenë duke pirë birra me disa shokë të tij, por brenda pak minutave është ndarë nga ta për t;u nisur për në banesë, ku nuk mbërriti kurrë.

Në një objekt të braktisur, pranë makinës së Kapllanit, autorët ishin bërë gati dhe po prisnin të riun. Në momentin që e pikasën, ata e qëlluan me 14 plumba dhe janë larguar. Burime nga grupi hetimor, i thanë Dosja.al se në ngjarjen në fjalë, dyshohet se kanë marrë dy ose më shumë persona, por që ende nuk ka një emër për këtë ngjarje.

Kushëriri i viktimës që u shoqërua një ditë më parë në komisariat, me inicialet F.Th., është lënë i lirë. Aktualisht hetimet janë bazuar në të shkuarën e Kapllanit. 33-vjeçari ishte dënuar për drogë në Itali dhe pas kthimit nga Italia kishte vijuar me aktivitetin e jashtëligjshëm. Në hetim janë vënë dhe dy aparatë celularë, një i markës “Iphone”, të cilin Kapllani e përdorte vetëm me WIFI, dhe celulari i gruas së vitkiëms, me anë të cilit bënte bideda.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Klevis Kapllani dhe Arjan Kapllani

Gjithashtu, ajo që po hetohet është edhe e shkuara e vëllait të Kapllanit, Arjan Kapllani, i cili ka një background kriminal, po në fushën e narkotikëve.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment