Sport

“Pístólèta”, Piatek nuk di më të qèllojë, destinacioni i tij drejt Anglisë

Vlera e tij është 32 milion euro dhe me këtë shumë drejtuesit do të ishin tepër të kënaqur.
Featured image of article: “Pístólèta”, Piatek nuk di më të qèllojë, destinacioni i tij drejt Anglisë Krzysztof Piątek

MILANO- Në janar të vitit 2019-të, në Milano do të zbarkonte Piatek, polaku u pa si një lloj garancie për kuqezinjtë ku do të sillte revolucion te skuadra kuqezi. Pas një investimi të jashtëzakonshëm,tani futbollisti është në tregun e merkatos.

Sulmuesi polak kërkoi ringjalljen e tij, por në 18 ndeshje ka realizuar vetëm 4 gola ku tre prej tyre janë shënuar nga pika e bardhë e penalltisë, shumë pak për një sulmues.

Ardhja e Ibrahimoviç tregoi se për Piatek nuk ka më një fanellë titullari dhe e ardhmja e tij do të përcaktohet këtë javë: skuadrat që e duan polakun janë West Ham, Aston Villa dhe Bayer Leverkusen.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Vlera e tij është 32 milion euro dhe me këtë shumë drejtuesit do të ishin tepër të kënaqur.

E.Ç:E.K/Dosja.al 

Shto Koment