Sport

Pishinë, palestër dhe mure kristali, Eden Hazard prezanton supervilën në Spanjë (FOTOT)

Plot 10 milionë euro janë dergur në arkat e pronarëve të vilës nga Eden Hazard, i cili ka blerë një rezidencë mahnitëse në lagjen "La Finca". Ajo është e famshme për gurin e zi të veçantë dhe orenditë më të mira të artit.
Featured image of article: Pishinë, palestër dhe mure kristali, Eden Hazard prezanton supervilën në Spanjë (FOTOT) Eden Hazard dhe vila e tij në Spanjë

SPANJË- Eden Hazard mendon të jetojë gjatë në Spanjë, ku tashme aktivizohet me ekipin e Realit të Madridit. Pas transferimit të tij të bujshëm, Hazard ka bërë dhe një goditje tjetër. Ai sot ka prezantuar dhe vijën e tij super luksoze në Madrid.

Plot 10 milionë euro janë dergur në arkat e pronarëve të vilës nga Eden Hazard, i cili ka blerë një rezidencë mahnitëse në lagjen “La Finca”. Ajo është e famshme për gurin e zi të veçantë dhe orenditë më të mira të artit.

Familja e Hazard, e cila përfshin gruan Natacha dhe djemtë Yannis, Leo dhe Samy, do të ketë gjashtë dhoma gjumi, një pishinë, palestër, dhoma masazhi, fusha tenisi dhe sallë kinemaje.

Disa prej mureve janë bërë madje me kristale gjigande që japin një kontrast mbresëlënës me gurin, që nuk lejon që të kalojë asnjë dritë.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment