Showbiz

Pishina, det, Dom Perignon dhe bikini/Arratisja e fundjavës për VIP-at shqiptarë, kush u mbyll brenda me sushi, në familjen e këngëtares bie zia, Françeska: Vdiqëm të….

VIRALE
Por ka dhe nga ata që kanë zgjedhur ta kalojnë fundjavën të mbyllur në shtëpi, me mallin për të udhëtuar e dalë dhe duke ngrënë sushi.
Featured image of article: Pishina, det, Dom Perignon dhe bikini/Arratisja e fundjavës për VIP-at shqiptarë, kush u mbyll brenda me sushi, në familjen e këngëtares bie zia, Françeska: Vdiqëm të…. Postime të VIP-ave
Përditësuar:

TIRANË– Karantina dhe izolimi nuk është më një pengesë për të gjithë personazhet publikë shqiptarë, për t’i ndaluar ata që të shijojnë detin, verën dhe shampanjën. edhe këtë fundjavë, ashtu si të tjerat, shumë nga VIP-at shqiptarë kanë zgjedhur të kalojnë disa orë pushimi, teksa në tavolinat e tyre nuk mungon peshku dhe vera, përbërësit perfektë për t’u relaksuar!

E nuk kanë munguar as postime nga Spa-të, siç është rasti i Redona Koçit. e njohur si ‘juristja seksi’, Redona ka publikuar një foto me miken e saj nga një wellness center.

Postim i Redona Koçit

Gazetari Blendi Fevziu ka zgjdhur të dalë jashtë Tiranës, dhe kjo shihet në postimin e tij nga ballkoni i një shtëpie.

Postimi i Blendi Fevziut

Ardit Gjebrea ka zgjedhur bregdetin, teksa krah pamje blu shkruan: Një ditë pushimi dhe nesër sërish në punë!

Postimi i Ardit Gjebras

Gazetarja Hygerta Sako ka zgjedhur gjithashtu bregdetin për të gjetur orë qetësie.

Edhe moderatorja Bora Zemani ka zgjedhur detin, por këtë radhe jugun, siç shihet edhe nga gurët në bregdet.

Postimi i Roza Latit

Anxhelina është një tjetër personazh publik që ka zgjedhur detin dhe pamjen blu, por sigurisht, jashtë Shqipërisë!

Postimi i Anxhelina Hadërgjonajt 

Aktori Rezart Veleshnja ka zgjedhur të arratiset jashtë kryeqytetit teksa në Instastory, shihet që shëtit me makinë. Mbetet për t’u parë destinacioni i tij!

 

Postimi i Rezart Veleshnjes

Reperi Finem ka pozuar buzë një pishine, me një mikun e tij, duke ebërë mjaft të qartë destinacionin e fundjavës.

Postimi i Finem

Por ka dhe nga ata që kanë zgjedhur ta kalojnë fundjavën të mbyllur në shtëpi, me mallin për të udhëtuar e dalë dhe duke ngrënë sushi.

Një prej tyre që e ka çua festën në shtëpi është edhe aktori Bes Kallaku. Në një postim në Instastory, Besi ka publikuar një shishe shapanjë “Dom Perignon”, për të treguar që e presin çaste speciale.

Postimi i Bes Kallakut

Edhe balerini Graciano Tagani ka porositur sushi dhe i ka shijuar ato në shtëpinë e tij.

Postimi i Graciano Taganit

Oriola Marashi është gjithashtu në shtëpi, teksa ka publikuar një këngë në Instastory me vargjet: Ngele vetëm, e vendose vetë,…

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Postimi i Oriola Marashit

Andrra Destani dhe Sinan Hoxha kanë publikuar një foto të fëmijëve të tyre, duke u uruar ditëlindjen. “Edhe 100 Dario dhe Mia,”- shkruhet krah fotove.

Postimi i Sinan Hoxhës dhe Andrra Destanit

Luana Vjollca e ka kaluar ditën duke publikuar postime të shumta për çmimin që bëri publik një ditë më parë se kishte fituar, teksa nënvizon lëvizjes feministe: Edhe vajzat mund të bëhen shefe!

Postimi i Luana Vjollcës

Balerina Alba Hoxha ka hipur në tarracën e pallatit për të bërë disa sfida të “Tik Tok”.

Postimi i Alba Hoxhës

Blogerja Armina Mevlani ka zgjedhur të publikojë shprehje motivuese. “Nëse do të jesh origjinale, përgatitu të kopjohesh,”- shkruhet krah një postimi.

Postimi i Armina Mevlanit

Moderatorja Roza Lati është mërzitur nga koha në Tiranë dhe ka kujtuar ditët e plazhit duke publikuar disa foto me bikini. “Ja këtu doja të isha,”– shkruan Roza.

Postimi i Roza Latit

Aviona ku jeni se vdiqëm të udhëtojmë,”– shkruan Françeska Jaçe, ish-banorja e “Big Brother”, krah një fotoje ku shihet e veshur me bikini. Siç duket Francin, e ka marrë malli të bëjë nga ato arratisjet e veta ne botë.

Postimi i Franceska JAçES

Këngëtarja Enca Haxhia ka publikuar një kopësht me lule, ndërsa në një tjetër postim shkruan: Krej ça du un prej kësaj jete, është me të pas ty prap!

Reperi Noizy është duke e kaluar këtë të dielë në shtëpinë e tij, teksa ka publikuar edhe pamjen nga dritarja e dhomës, ku shihen dhe perdet.

Postimi i Noizyt

E ndërsa Trejsi Sejdini ka zgjedhur natyrën. Me shokun e saj fotograf, Klevin Halili, modelja dhe ish-Miss Universe ka zgjedhur të bëjë një piknik në natyrë, gjatë kohës që po kalon në SHBA.

Për Morena Tarakun, ndryshe nga personazhët e tjerë publik, kjo e dielë ka sjellë zi, sepse ka humbur gjyshen e saj. Këtë lajm të hidhur, këngëtarja e ka bërë me dije me anë të një postimi në rrjetet sociale.

Sheqeri jem, nona jem, gjyshja jem, pusho e qetë, qofsh e bekume nga Zoti ashtu siç ti e meriton, I love u, e din ti gjuhën tonë,”– shkruhen Morena krah një videoje ku gjyshja e saj shihet duke kënduar.

Postimi i Morena Tarakut

(f.m/dosja.al)

Shto Koment