Bota

Pishina, bare dhe restorante, ky është vendi i parë që hapet pas pandemisë së koronavirusit, njerëzit nisin jetën

Tashmë shkollat janë riahpur, baret dhe restorantet janë sërish në funksion. Pishinat gjithashtu janë të hapura, duke bërë që njerëzit t’i kthehen jetës së tyre normale, sikur Covid-19, të mos kishte ekzeistuar kurrë.
Featured image of article: Pishina, bare dhe restorante, ky është vendi i parë që hapet pas pandemisë së koronavirusit, njerëzit nisin jetën Foto Ilustruese

AUSTRALI– Australia është zyrtarisht vendi i parë në botë që ka nisur hapjen masive pas pandemisë së koronavirusit. Mediat ndërkombëtare shkruajnë se kryeministri Daniel Andreës, ka njoftuar se që nga dita e sotme, Australia e Jugut, do të nisë tashmë jetën normale, duke patur parasysh vetëm higjienën maksimale nga ana e qytetarëve.

Tashmë shkollat janë riahpur, baret dhe restorantet janë sërish në funksion. Pishinat gjithashtu janë të hapura, duke bërë që njerëzit t’i kthehen jetës së tyre normale, sikur Covid-19, të mos kishte ekzeistuar kurrë.

E vetmja gjë që duhet pasur parasysh është që të mos mblidhen më shumë se 10 persona në grup.

Tashmë edhe ceremonitë mortore do të organizohen njësoj si më parë, duke bërë që të ndjerët të marrin lamtumirën që meritojnë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Mujai korrik, pritet që të jetë faza e fundit e hapjes në Australi, duke bërë që ekonomia të rimëkmëbëhet dhe gjithsecili, të vijojë me punën, njësoj si më parë.

Por, me lehtësimin e bllokimeve, vjen edhe frika se do të godasë një valë e dytë e COVID-19, kështu që Qeveria Victoriane ka vënë në dispozicion 20 milionë dollarë për një reagim më të shpejtë, nëse ndodh një gjë e tillë.

Deri më tani në Australi janë regjistruar 6,927 qytetarë të prekur nga Covid-19, dhe 6,035 prej tyre janë rikuperuar. Ndërkohë që 97 persona kanë humbur jetën.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment