Sport

Pirlos nuk i durohet dot, gati të fillojë punën si trajner i Juventusit, “maestro” viziton qendrën stërvitore dhe takon tifozët

Sezoni i Juventusit fillon me shumë pikëpyetje, në fakt trajneri i ka bërë të ditur drejtuesve se Khedira dhe Higuain nuk i do më në skuadër, por deri më tani nuk ka asnjë blerës
Featured image of article: Pirlos nuk i durohet dot, gati të fillojë punën si trajner i Juventusit, “maestro” viziton qendrën stërvitore dhe takon tifozët Andrea Pirlo-Trajner i Juventusit
Përditësuar:

TORINO-Andrea Pirlo fillon aventurën e tij si trajner i Juventusit. Ish-futbollisti bardhezi zbarkoi në qendrën stërvitore të Juventusit rreth orës 8:45 të mëngjesit, duke u bërë personi i parë që hyn në derën e Continassa-s. Pirlo e di se nuk ka kohë për të humbur dhe kërkon të jetë gati.

Sezoni i Juventusit fillon me shumë pikëpyetje, në fakt trajneri i ka bërë të ditur drejtuesve se Khedira dhe Higuain nuk i do më në skuadër, por deri më tani nuk ka asnjë blerës për këto dy lojtarë.Sa i përket blerjeve, fytyrat e reja janë ato të Arthur dhe Kulusevskit.

Rreth 10:25 Pirlo, i shoqëruar nga zëvendësi i tij Tudor, mbërritën në JMedical, të cilin e larguan rreth orës 12:15, duke nënshkruar autografe dhe duke bërë fotografi me tifozët.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

E.Ç (Dosja.al)

 

 

Shto Koment