Sport

Pirlo: Juventusi nuk kishte personalitet e as dëshirë për të luajtur

Andrea Pirlo dhe Del Piero kanë dhënë mendimet e tyre kritike në lidhej me performancën e dobët të Juventusit kundër Atletikos.
Featured image of article: Pirlo: Juventusi nuk kishte personalitet e as dëshirë për të luajtur Ish futbollisti i Juventus, Andrea Pirlo.

Ish mesfushori i Juventus, Andrea Pirlo nuk u impresionua me atë çfarë pa nga gjidandët e Italisë gjatë disfatës me Atletiko Madrid në Champions League të mërkurën e kaluar.

Golat e Gimenez dhe Godin i sollën një fitore të merituar teknikuy Diego Simeone në Wanda Metropolitano.

Pashë një ekip pa personalitet ose dëshirë për të luajtur.

Duhet të përballosh presionin dhe të japësh çdo gjë në fushë nëse do të fitosh.

Juventusit i mungoi karakteri dhe dëshira për të bërë më shumë. Ata ishin të lumtur të prisnim mbrapa dhe të shpresonin se ndoshta mund të shënonin një gol.

Alessandro Del Piero, i cili fitoi Champions League me Juventusin në 1996 ishte gjithashtu kritik me performancën e ekipit të Massimiliano Allegri.

Rezultatet finale të zgjedhjeve në kohë reale dhe të përditësuara nga burimi zyrtar KQZ këtë vit do të mund ti ndiqni në Dosja.al. Kliko për të parë platformën.

Ndeshja u luajt në dy kohë të ndryshme.

Atletiko Madrid luajti në kohën e Champions league ndërsa koha e juventusit ishte një hap mbrapa.

Juventus e pret Atletikon në Torino më 12 mars për ndeshjen e kthimit.

B.N/dosja.al

 

Shto Koment