Aktualitet

Pipero: Tamponët dhe testet nuk janë asnjëherë më të saktë se klinika

Pipero shtoi se ka shumë indikatorë të tjerë siç janë klinika, laboratori apo të dhënat imazherike që të orientojnë drejt Covid-19.
Featured image of article: Pipero: Tamponët dhe testet nuk janë asnjëherë më të saktë se klinika Pëllumb Pipero, mjek

TIRANË- Shumë njerëz pretendojnë se kanë simptoma të ngjashme me ato të koronavirusit, por ankohen se janë drejtuar në numrin e urgjencës kombëtare dhe nuk kanë marrë shërbimin për kryerjen e tamponit. Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero tha në Ditarin e mbrëmjes në A2 se këto pretendime të njerëzve janë sa subjektive aq edhe objektive pasi nuk mund ta vlerësosh veten kaq lehtë në kushte shtëpie. Megjithatë ai shtoi se tamponi nuk është një zgjidhje, sipas tij ai shërben vetëm për të konfirmuar diagnozën.

Pipero shtoi se ka shumë indikatorë të tjerë siç janë klinika, laboratori apo të dhënat imazherike që të orientojnë drejt Covid-19. “Pretendimet e qytetarëve janë sa objektive aq edhe subjektive. Të vlerësosh veten në kushte shtëpie nuk është kaq e lehtë, ndërkohë që ngarkesa për shërbimin e urgjencës ka qenë, është dhe do të mbetet shumë e madhe. Unë besoj se nuk i ka munguar ndihma ndonjë qytetari.

Vazhdoj të këmbëngul që tamponi nuk është zgjidhje për situatën. Tamponi është i rëndësishëm për të konfirmuar diagnozën. Krahas tij ka elementë dhe indikatorë të tjerë të cilët na orientojnë drejt Covid-19 sikundër është klinika, laboratori, të dhënat epidemiologjike dhe ato imazherike.  

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Tamponi shërben për t’i vendosur emrin e sëmundjes. Por duhet thënë që edhe kur tamponi është negativ nuk do të thotë që personi nuk është pozitiv me Covid nëse kriteret e tjera plotësohen. Në dijeninë time efikasiteti i tamponit është mbi 85%”, tha mjeku i njohur për A2.

(Marrë nga A2)

Një Koment në “Pipero: Tamponët dhe testet nuk janë asnjëherë më të saktë se klinika

  1. Cfare flet ky idjot?! Edhe kur njerezit kane tumorr nuk jane nevoje per analizat, skaner, etj? Si eshte e mundur qe intervistojne kete ‘tip’ qe vetem ben politiken e qeverise per te justifikuar mosberjen e testimeve?

Shto Koment