Aktualitet

Pipero jep lajmin e mirë: Virusi nuk ka transmetueshmërinë e 2 muajve me parë

Pipero u shpreh se Covid-19 nuk ka transmetueshmërinë e dy muajve më parë.
Featured image of article: Pipero jep lajmin e mirë: Virusi nuk ka transmetueshmërinë e 2 muajve me parë Pëllumb Pipero, mjek

TIRANË- Mjeku i njohur, Pëllumb Pipero, ka folur për situatën e COVID-19 në Shqipëri. Në një intervistë në “360gradë” në RTV Ora, Pipero u shpreh se Covid-19 nuk ka transmetueshmërinë e dy muajve më parë.

Virusi vazhdoj të jetë midis nesh, por me parametra të tjerë tashmë. Është mes nesh, por nuk ka intensitetin e dy muajve më parë. Nuk ka transmetueshmërinë e dy muajve më parë, nuk ka as virulencën e dy muajve më parë”, u shpreh Pipero.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Më tej mjeku tha se edhe pse virusit i ka rënë fuqia, sërish qytetarët nuk duhet të humbin vigjilencën dhe të respektojnë masat.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment