Aktualitet

Pipero dhe Sulçebe ngrenë shqetësimin: Janë ezauruar kapacitetet spitalore, po rritet numri i të rinjve të infektuar, rrinë lokaleve dhe rrezikojnë familjarët gjithashtu

Vetë Pipero, madje shtoi se qytetarët nuk duhet të kenë rezerva për tu drejtuar në spitalet shtetërore, pasi sipas tij janë të gjitha kushtet. Ndërsa Sulçebe u shpreh se të rinjtë po infektohen sepse janë treguar më të kujdesshëm, që nga fillimi i pandemisë.
Featured image of article: Pipero dhe Sulçebe ngrenë shqetësimin: Janë ezauruar kapacitetet spitalore, po rritet numri i të rinjve të infektuar, rrinë lokaleve dhe rrezikojnë familjarët gjithashtu

TIRANË– Dy mjekët, Pëllumb Pipero dhe Genc Sulçebe kanë deklaruar se shtretërit në spitalet shtetërore janë ezauruar. Të ftuar në “Open”, të dy thanë se të infektuarit shkojnë në spitale kur janë në gjendje të rëndë, duke bërë që të jenë të pakta shanset që ta kalojnë lehtë Covid-19.

Vetë Pipero, madje shtoi se qytetarët nuk duhet të kenë rezerva për tu drejtuar në spitalet shtetërore, pasi sipas tij janë të gjitha kushtet. Ndërsa Sulçebe u shpreh se të rinjtë po infektohen sepse janë treguar më të kujdesshëm, që nga fillimi i pandemisë.

Pjesë nga biseda: 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Pëllumb Pipero: Edhe Infektivi është keq me kapaciete. Nuk është 100% i zënë, por dhe pak ka mbetur, jemi diku tek 90% le të themi. E frikshme dhe shqetësuese është shtrimi i rasteve të reja të moshave të reja. Kjo vjen si pasojë e ekspozimit të tepërt. Dhe dua ta them këtë gjë, dua të bëj një thirrje. Ka një lloj hezitimi dhe unë se kuptoj, që qytetarët refuzojnë të vijnë në spital në kohën e duhur. Nuk e kuptoj këtë si mund të rrijë 10-14 ditë në kushte shtëpie dhe të vijë në spital ditën e fundit….kjo nuk mund të bëhet, unë ju garantoj që spitalet shtetërore, përveçse ndodnjë gjë që e gjen veç në privat, nuk mungon shërbimi. Me pajisje, me kujdesin shëndetësor, me pajisjet, me medikamentet, gjithçka. Nuk mungon asgjë.

Genci Sulçebe: Të rinjtë janë ata që rrinë bashkë, rrinë nëpër lokale nuk marrin masa dhe nuk ruhen. Më të vjetrit e kanë bërë kulturë këtë pjesën e ruajtjes, se kanë frikë. Ndoshta u nis që nga fillimi kur mjekët deklaruan se në fakt Covid-19 po prek moshën mbi 55 vjeç dhe të rinjtë u shkujdesën. Nuk ruhen dhe dalin pa problem, por harrojnë që janë të rrezikshëm sepse e çojnë në shtëpi virusin dhe rrezikojnë familjarët e tjerë.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment