Aktualitet

Pipero deklaratë të fortë: Ka ardhur koha që mbajtja e maskës në rrugë të bëhet e detyrueshme me ligj

Pipero u shpreh se ka ardhur momenti që mbajtja e maskës të bëhet e detyrueshme.
Featured image of article: Pipero deklaratë të fortë: Ka ardhur koha që mbajtja e maskës në rrugë të bëhet e detyrueshme me ligj Pëllumb Pipero, mjek

TIRANË- Mjeku Pëllumb Pipero ka folur sot për situatën e COVID-19 në Shqipëri. Pipero në një intervistë në “Zonë e Lirë”, u shpreh se ka ardhur momenti që mbajtja e maskës të bëhet e detyrueshme.

Pipero tha se deri dje ai ka thënë që të mos mbahet maska në rrugë, por tani ka ardhur momenti që maska të mbahet kudo, pasi situata është shumë e rënduar.

“Unë them se ka ardhur momenti që të bëhet me detyrim ligjon mbajtja e maskës. Unë kam thënë se maska nuk duhet të përdoret në rrugë. Edhe sot them që të mos jetë e detyryar që të mbahet në rrugë, por nëse qytetarit nuk i bëhet shprehi dhe të mos mbajë maskë me vete duhet të behet me detyrim edhe në rrugë. Nëse nuk mbahet dot distanca, në markete në zyra dhe në çdo mjedis të mbyllur, maska duhet të bëhet me detyrim”, tha mjeku.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Më tej ai u shpreh se “nëse maska sot bëhet me detyrim dhe nesër përdoret, numrat e personave të prekur do të bjenë, do të pjestohen me 4”.

(A.B. Dosja.al)

Një Koment në “Pipero deklaratë të fortë: Ka ardhur koha që mbajtja e maskës në rrugë të bëhet e detyrueshme me ligj

  1. More palaco, nuk ishe ti ai qe thoje ‘epidemia zbutet ne javen e 3te te Prillit’?! Tani jemi ne Korrik dhe me keq se 2.5 muaj mbyllje qe shkaterroi bizneset? Kush eshte ai qe te ja ka bere mjek? Mire qe mesove qe pandemia dhe epidemia jane e njejta gje…

Shto Koment