Kulture

Pionierët e baterive, Goodenough Whitingham dhe Yoshino fitojnë çmimin Nobel në Kimi

Kjo ndarje ose thënë ndryshe nominim mes tre profesorëve është bërë me arsyen “për zhvillimin e baterive me jone të litiumit”.
Featured image of article: Pionierët e baterive, Goodenough Whitingham dhe Yoshino fitojnë çmimin Nobel në Kimi Goodenough, Whitingham dhe Yoshino

SUEDI- Ditën e sotme  Akademia  Mbretërore suedeze e Shkencave ka njoftuar se çmimi Nobel në Kimi për këtë vit do të ndahet mes John B. Goodenough, Stanley Whitingham dhe Akira Yoshino.

Kjo ndarje ose thënë ndryshe nominim mes tre profesorëve është bërë me arsyen “për zhvillimin e baterive me jone të litiumit”.

Bateritë litium jonike kanë revolucionarizuar jetën tonë dhe përdoren për çdo gjë, nga telefonat e lëvizshëm deri tek laptopët dhe automjetet elektrike. Përmes punës së tyre, fituesit e kimisë të këtij viti kanë hedhur bazat për një shoqëri pa tela dhe pa burime energjetike nga fosilet”-është ky postimi i Akademisë nën Twitter.

Pionierët e baterive që e bënë të mundur revolucionin lëvizës fituan çmimin Nobel të kimisë.

Whittingham zhvilloi baterinë e parë funksionale të litiumit në fillim të viteve 1970. Goodenough dyfishoi potencialin e baterisë një dekadë më parë dhe Yoshino eliminoi litiumin e pastër nga bateria, duke e bërë atë shumë më të sigurt për t’u përdorur.

Pas lajmit të fitores, i lumtur dhe i buzëqeshur Yoshino ka folur për një televizon ku ka deklaruar se ishte i lumtur që e ka ndihmuar mjedisin.

Burimi: reuters.com

A.C/Dosja.al

Shto Koment