Showbiz

Pink tregon betejen e frikshme me Covid-19: Mendova se do të vdisja dhe shkrova testamentin

Një vit pas infektimit me Covid-19, Pink ka rrëfyer se ende nuk e ka harruar atë eksperincë të tmerrshme.
Featured image of article: Pink tregon betejen e frikshme me Covid-19: Mendova se do të vdisja dhe shkrova testamentin Pink

SHBA- Në një intervistë për “Heart Radio” Pink ka treguar se kur ajo dhe djali i saj, Jameson, rezultuan pozitiv me Covid-19  mendonte se do të ndaheshin nga jeta, sepse simptomat e tyre ishin shumë të rënda.

“Duket çmenduri, por ne kishim Covid vitin e shkuar, në fillim të Marsit, dhe ishte shumë keq, aq sa unë shkrova sërish testamentin tim. Në atë moment mendoja se çdo gjë kishte marrë fund për ne”,  ka thënë këngëtarja.

Më pas ajo ka treguar se ka telefonuar mikeshën e saj të ngushtë për t’i kërkuar kujdes për bashkëshortin dhe vajzën në rast se do të ndahej nga jeta.

“I thashë, ‘Thjesht dua t’i thuash Willow se sa shumë e desha’. Ishte shumë, shumë e frikshme dhe e keqe. Si prind, mendon çfarë do të lë pas për fëmijën tim? Çfarë po ju mësoj atyre? A do ja dalin ata mbanë në këtë botë, në këtë botë të çmendur që ne po jetojmë tani? Dhe çfarë duhet t’ju them nëse kjo është hera e fundit që duhet t’ju them diçka?”, është shprehur Pink.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Të njëjtën gjë ka pohuar edhe më herët në një intervistë me Ellen DeGeneres  duke pranuar se ka qenë eksperienca më e frikshme që ka kaluar në jetë.

“Erdhi një moment, aty nga 18, 19, 20 marsi që temperatura e tij po rritej dhe nuk i zbriste për orë të tëra. Unë çohesha në mes të natës dhe shihja që nuk merrja dot frymë. Ndjeja që më duhej një aparat për frymëmarrjen për herë të parë në 30 vite. Aty nisa të frikësohem”, tha ylli i muzikës.

Pink me familjen

(o.l./dosja.al)

Etiketa:

Një Koment në “Pink tregon betejen e frikshme me Covid-19: Mendova se do të vdisja dhe shkrova testamentin

  1. E kujt ju bo vone se ike ti? Secili ka hallet e veta e si rruhet kujt per ty, kaq.

Shto Koment