Sociale

‘Pinë duhan në zyra’, ISHP godet zyrtarët e administratës, GJOBA për Tatimet, Doganat dhe ALUIZNI-n

Për ta rikthyer edhe njëherë zbatimin e ligjit antiduhan sikurse nisi në vitin 2014 u bënë disa ndryshime që kanë lidhje me forcimin e gjobës, e cila nëse përsëritet shkelja, trefishohet deri në heqjen e licensës së subjektit.

Gjobat për mos zbatim të ligjit antiduhan duket se nuk po kursejnë as Administratën Shtetërore. Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor ka gjobitur disa adminsitratorë në tatime, dogana pasi rëndom andej nga ku duhet të nisë zbatimi i ligjit, ata e shkelin të parët.

“Kemi gjobitur ,zyra të doganave, tatime, aluizni etj. Është gjobitur administratori i tyre ka pas raste edhe individi”, ka thënë Vjollca Braho, Inspektoriati Shtetërore Shëndetësor.

Për ta rikthyer edhe njëherë zbatimin e ligjit antiduhan sikurse nisi në vitin 2014 u bënë disa ndryshime që kanë lidhje me forcimin e gjobës, e cila nëse përsëritet shkelja, trefishohet deri në heqjen e licensës së subjektit.

Por nga ana tjetër pronarët e lokaleve nuk mund të justifikohen me duke rrethuar ambientet me plastamas apo ventratë si hapësirë ku mund të lejojnë duhanin.

“Nëse ka të rrethuar më shumë se 50 % të hapësirë qoftë me qese, ventratë, tenda, quhet ambient i mbyllur.

Ligji me ndryshimet e reja ka hyrë në fuqi në datën 15 gusht ndërkohë që nuk do të lejohet të shiten më cigare të hapura. Po kështu ndalohet shisha dhe nargjile në ambiente të mbyllura apo cigare elektronike me shije të ndryshme. Marrë nga Top Channel

Shto Koment