Aktualitet

Pinë alkool e dhunuan me shkop bejsbolli pronarin e lokalit në Pogradec, nën hetim 5 persona

Nën hetim janë pesë të rinj nga fshatrat Memëlisht dhe Çervenakë, të cilat pasi kishin pirë alkool në lokalin e Çollakut e kishin rrahur me një shkop bejsbolli. 
Featured image of article: Pinë alkool e dhunuan me shkop bejsbolli pronarin e lokalit në Pogradec, nën hetim 5 persona Erjon Çollaku

POGRADEC– Pesë persona janë marrë nën hetim pasi akuzohen se kanë dhunuar pronarin e një lokali në fshatin Dunicë, Erjon Çollakun.

Nën hetim janë pesë të rinj nga fshatrat Memëlisht dhe Çervenakë, të cilat pasi kishin pirë alkool në lokalin e Çollakut e kishin rrahur me një shkop bejsbolli.

Ngjarja ndodhi tre ditë më parë ku, tetë persona nën ndikimin e alkolit dhunuan 40-vjeçarin dhe i dëmtuan pronën.

Në dëshminë e dhënë, 40-vjeçari Çollaku tha se nuk njihte e as kishte konflikte me asnjë prej agresorëve, të cilët e kishin dhunuar.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment