Bota

Piloti kërcënon një qytetar me astmë kronike të mbajë maskë në aeroplan, kompania kërkon falje

maskat për fytyrën në transportin publik në Britaninë e Madhe janë të detyrueshme, por disa njerëz lejohen të mos i mbajnë ato, për shkak të moshës, arsyeve të shëndetit ose paaftësisë.
Featured image of article: Piloti kërcënon një qytetar me astmë kronike të mbajë maskë në aeroplan, kompania kërkon falje Foto ilustruese

BRITANI E MADHE-  Një burrë me probleme serioze të frymëmarrjes thotë se ai ishte “në pritë” për të mbajtur në fytyrë një maskë gjatë fluturimit me aeroplan.

Por kompania “EasyJet” ka kërkuar falje pasi një nga pilotët e tij ishte filmuar duke kërcënuar qytetarin e sëmurë për ta larguar nga avioni.

Kujtojmë se maskat për fytyrën në transportin publik në Britaninë e Madhe janë të detyrueshme, por disa njerëz lejohen të mos i mbajnë ato, për shkak të moshës, arsyeve të shëndetit ose paaftësisë.

Gjithashtu të gjithë ata persona që kanë probleme me mushkëritë janë larguar nga dyqanet dhe llojet e tjera të transportit publik sepse nuk ishin në gjendje të mbanin maskë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Organizatat bamirëse thonë se përjashtimet duhet të respektohen nga kompanitë dhe të kuptohen nga publiku. Kujtojmë se tashmë në mbarë botën në jetën e përditshme njerëzit duhet të mbajnë patjetër maskat për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

Burimi: BBC

A.C/Dosja.al

Shto Koment