Aktualitet

‘Pikon kondicioneri’, vrau Indrit Çelën, djali i Bujar Kusit me një vrasje tjetër në shpinë, si vrau Albano Kusi- Nozllin për borxhin prej 650 euro

Policet I. Ademi dhe J. Nuhu u arrestuan pas ngjarjes për “moskallëzim krimi”, ndërsa Albano Kusi si autor i vrasjes. Sipas vendimit të Gjykatës që la në arrest me burg Albano Kusin, pas arrestimit të tij, motivi i ngjarjes ishte një borxh prej 650 eurosh që i kishte viktima.
Featured image of article: ‘Pikon kondicioneri’, vrau Indrit Çelën, djali i Bujar Kusit me një vrasje tjetër në shpinë, si vrau Albano Kusi- Nozllin për borxhin prej 650 euro Albano Kusi, Indrit Çela, vila ku ndodhi vrasja dhe viktima Shkëlqim Nozlli

TIRANË- Dosja.al zbulon detaje të reja për njërin nga autorët e vrasjes së Indrit Çelës, 26-vjeçarit që u vra nga dy vëllezërit, Griseldo dhe Albano Kusi, pasi pikonte kondicioneri. Burime i thanë Dosja.al se edhe Albano Kusi është i përfshirë në disa ngjarje të rënda kriminale. Në vitin 2010, ai akuzohet se ka vrarë Shkëlqim Nozllin më 16 tetor për një borxh të papaguar.

Ai doli në gjyq në shkurt të 2011, për akuzën e “vrasjes me dashje” dhe “armëmbajtje pa leje”.  Pas hetimeve rezultoi se zanafilla ishte një borxh i papaguar mes viktimës dhe të dyshuarit si autor i ngjarjes si edhe pazaret për blerjen e dy pistoletave në të cilin ishin përfshirë edhe dy punonjës së Policisë së Burgjeve.

 

Policet I. Ademi dhe J. Nuhu u arrestuan pas ngjarjes për “moskallëzim krimi”, ndërsa Albano Kusi si autor i vrasjes. Sipas vendimit të Gjykatës që la në arrest me burg Albano Kusin, pas arrestimit të tij, motivi i ngjarjes ishte një borxh prej 650 eurosh që i kishte viktima.

Sipas Kusit, këto para viktima ia kishte kthyer e më pas ia kishte kërkuar sërish. Viktima Nozlli u kishte premtuar dy punonjësve të policise shitjen e dy pistoletave nga 1 mijë euro secila. Ditën e ngjarjes, Nozlli ka takuar policët dhe pasi u ka treguar njërën nga pistoletat ai u ka marrë atyre shumën e 1750 eurove. Më pas, u ka thënë se do të takonte kushëririn e tij, Kusin për të marrë pistoletën tjetër. Sipas hetimeve, Nozlli ka Takuar Kusin dhe me anë të një taksie kanë udhëtuar drejt Qafe-Krrabës ku pas dy ditësh Nozlli u gjend i vdekur.

Gjate deklarimeve në polici, Kusi ka pranuar se ka qenë ai autor i vrasjes së Nozllit. Kusi pretendonte se viktimën e kishte të afërt dhe se ky i kishte borxh shumën prej 650 eurosh. Ata janë takuar së bashku dhe kanë shkuar në Krrabë pasi viktima i ka thënë Kusit se atje do të gjente shumen e parave për t’ia kthyer. Gjatë rrugës Kusi pretendonte se viktima ia ka dhënë paratë. Më pas kur kanë arritur në Krrabë, viktima i ka marrë Albanos një pistoletë që ky i fundit e mbante pa leje për shkak të hasmërive që kishte fisi i tij dhe nën kërcënimin e pistoletës, viktima ka kërkuar t’i marrë sërish paratë e dhëna disa çaste me parë. Në përleshje e sipë, Kusi deklaroi se arma u shkreh dhe Nozlli ka vdekur.

Ai u dënua 7 vite nga gjykata e Krimeve të Rënda dhe pasi doli nga burgu, siç edhe tashmë ka ndodhur, ka vrarë Indrit Çelën, një punëtor kondicioneri nga Mallakastra, i cili punonte në banesën e tyre. Albano dhe Griseldo janë të dy në kërkim, ndërkohë që në pranga është babai i tyre.

(F.g/Dosja.al)

Shto Koment