Rajoni

“Pika 10 vija e kuqe për ne”, Kryeministrja serbe: Nuk kemi nënshkruar asgjë me Prishtinën, mënyra e vetme pa e njohur Kosovën

Brnabiç tha se serbët “e luajtën lojën” në një farë mënyre, ku thekson se qeveria serbe nuk ka nënshkruar asnjë marrëveshje me Kosovën dhe se me ndërmjetësimin e SHBA-së gjetën mënyrën e duhur për të mos e njohur atë.
Featured image of article: “Pika 10 vija e kuqe për ne”, Kryeministrja serbe: Nuk kemi nënshkruar asgjë me Prishtinën, mënyra e vetme pa e njohur Kosovën Kryeministrja serbe, Ana Brnabiç

SERBI– Dy ditë pas nënshkrimit të marrëveshjes me SHBA kryeministrja serbe Ana Brnabiç ka deklaruar për “Prva TV” se marrëveshja e nënshkruar në Uashington, për serbët ishte një marrëveshje historike.

“Delegacioni i Prishtinës ishte nën presion nëse duhet të nënshkruante, dhe unë mendoj se kjo është një marrëveshje e mirë edhe për ta. Pika e dhjetë e marrëveshjes ishte ‘vija e kuqe’ për ne, dhe Vuçiç e bëri të qartë, kështu që ajo pikë u tërhoq.”- tha Brnabiç.

Ndër të tjera ajo shtoi se serbët “e luajtën lojën” në një farë mënyre, ku thekson se qeveria serbe nuk ka nënshkruar asnjë marrëveshje me Kosovën dhe se me ndërmjetësimin e SHBA-së gjetën mënyrën e duhur për të mos e njohur atë.

“Ne nuk kemi nënshkruar asgjë me Prishtinën, Amerika është ndërmjetësi ynë. Ne duhej të gjenim një mënyrë krijuese, si t’i drejtohemi të ardhmes, pa e njohur Kosovën”, shtoi Brnabiç.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Pas dy ditësh takime, të premtën u arrit marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë. Me ndërmjetësimin e Donald Trump, Kosova dhe Serbia, firmosën veç e veç në Shtëpinë e Bardhë për Normalizimin Ekonomik. Pas kësaj marrëveshje ka pasuar edhe reagime të shumta. Hoti është shprehur se të hënën do të zhvillojë një takim me Vuçiç, dhe se kjo nuk është përfundimtarja. Haradinaj dhe Mustafa përcollën urimet e tyre për këtë marrëveshje, ndërsa të njëjtën gjë bëri edhe kryeministri Edi Rama. Po ashtu për marrëveshjen kanë reaguar edhe presidenti i Shqipërisë Ilir Meta dhe kryedemokrati Lulëzim Basha.

Burimi: Rs1

 A.C/Dosja.al

Shto Koment