Aktualitet

Philip Morris prezanton nismën ‘UNSMOKE’ në Tiranë, mesazhet që u dhanë në mjediset e COD

Lëvizja #unsmoke, synon të krijojë një bashkësi njerëzish që mund ta përshpejtojnë këtë ndryshim. Përforcon mesazhin se heqja dorë nga cigaret dhe nikotina në tërësi, është zgjidhja më e mirë që çdo duhanpirës mund të bëjë dhe për ata duhanpirës të rritur që përndryshe, do të vazhdojnë të pinë cigare, nevojitet një plan i arsyeshëm.
Featured image of article: Philip Morris prezanton nismën ‘UNSMOKE’ në Tiranë, mesazhet që u dhanë në mjediset e COD Foto nga aktiviteti i prezantimit të nismës ‘Unsmoke’

TIRANË-  Philip Morris Albania prezantoi sot për herë të parë në Shqipëri nismën ‘UNSMOKE’ – Çtymos. Përmes kësaj iniciative, të prezantuar në mjediset e COD-Qendra për Hapje dhe Dialog-, kompania lider e duhanit në botë, synon të shpërndajë mesazhin e thjeshtë, që është gjithashtu një pasqyrim i disa prej pozicioneve kryesore të korporatës: nëse nuk pini duhan, mos filloni; nëse pini, hiqni dorë dhe nëse nuk e lini, ndryshoni.

#Unsmokeyourworld është një nismë e PMI për të shpejtuar një ndryshim historik në shëndetin publik drejt një të ardhme ku cigaret nuk do të përdoren më. Lëvizja #unsmoke, synon të krijojë një bashkësi njerëzish që mund ta përshpejtojnë këtë ndryshim. Përforcon mesazhin se heqja dorë nga cigaret dhe nikotina në tërësi, është zgjidhja më e mirë që çdo duhanpirës mund të bëjë dhe për ata duhanpirës të rritur që përndryshe, do të vazhdojnë të pinë cigare, nevojitet një plan i arsyeshëm. Bën thirrje që këtyre burrave dhe grave t'u jepet qasje dhe informacioni rreth alternativave të argumentuara shkencërisht që inovacioni dhe teknologjia kanë mundësuar.

Anis Brahimi – nga Philip Morris Albania- foli mbi rëndësinë e implementimit të UNSMOKE në vendin tonë dhe hapësirave përfshirëse. “Shqipëria ka një prevalencë të lartë të duhanpirësve që mund të përfitojnë nga një iniciativë që ka arritur mbi 1 milion aktivizime në internet në të gjithë botën”. Të pranishmit u njohën më nga afër me fushatën UNSMOKE, përmes shpjegimit të përfaqësuesit të Philip Morris International nga Lausanne, Mario Moniz Barreto, prej gjenezës së kësaj iniciative dhe zhvillimit të mëtejshëm global.

Sipas tij, “Unsmoke, është një iniciativë që dëshiron të përshpejtojë shkallën në të cilën pirja e duhanit do të bjerë. Ne inkurajojmë të rriturit që nuk pinë duhan që të mos fillojnë, ose nëse pine duhan, ta lënë. Nëse nuk e lënë, të konsiderojnë kalimin në alternativa pa tym”.

Gjithashtu Mario Moniz Barreto shtoi se “Pas dekadave edukimi, parandalimi dhe politikave të ndërprerjes, ka akoma më shumë se një miliardë duhanpirës të rritur në botë. Ne besojmë se

mund të ndihmojmë në adresimin e këtij problemi global të shëndetit publik, me përpjekje të përbashkëta nga sektori publik dhe privat”,.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërkohë Profesor Edmond Dragoti, Sociolog dhe Psikolog njohu të pranishmit me sjelljet njerëzore dhe sa të rëndësishëm janë shembujt pozitivë në përqafimin e nismave të reja. “Njerëzit shpesh janë të prirur të veprojnë në një mënyrë të dëmshme për veten, të dashurit e tyre dhe mjedisin e tyre. Por, ata zakonisht nuk heqin dorë nga kjo sjellje lehtë, sepse gjithmonë do të gjejnë një mënyrë për të racionalizuar zgjedhjet e tyre. Për këta njerëz koncepti i "reduktimit të riskut" është shumë më i mirë në krahasim me qasjen "tolerancë zero". Jepuni njerëzve mbrojtje ndaj diellit në plazh, jepni duhanpirësve alternativa, jepni stevia diabetikëve, dhe do të kurseni më shumë jetë sesa me ndalim”

Së fundmi, gjashtë foto-histori nga përditshmëria pa tym, u ekspozuan në këndin e posaçëm të ekspozitave në COD për të ndarë mesazhet personale dhe historitë e atyre që ja kanë dalë të ndryshojnë jetët e tyre për mirë.

Rreth Philip Morris International: Sigurimi i një të ardhme pa tym

Philip Morris International (PMI) po udhëheq një transformim në industrinë e duhanit për të krijuar një të ardhme pa tym dhe të zëvendësojë përfundimisht cigaren me produkte pa tym në dobi të të rriturve, të cilët në të kundërt do të vazhdonin të pinin duhan. PMI është një kompani udhëheqëse ndërkombëtare e duhanit e angazhuar në prodhimin dhe shitjen e cigareve, produkteve pa tym dhe pajisjeve elektronike e aksesorëve shtesë, si dhe produkte të tjerë që përmbajnë nikotinë në tregjet jashtë SH.B.A.-së. PMI po ndërton një të ardhme në një kategori të re të produkteve pa tym, që edhe pse nuk janë të padëmshme, janë një zgjedhje shumë më e mirë sesa pirja e cigareve tradicionale. Përmes aftësive multidisiplinore në zhvillimin e produktit dhe shkencës së avancuar,

PMI synon të sigurojë që produktet pa tym të plotësojnë kërkesat e konsumatorit të rritur dhe kërkesat e rrepta rregullatore. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni http://www.pmi.com dhe www.pmiscience.com.

(Dosja.al)

Shto Koment