Politike

Pezullohet Valdrin Pjetri, çfarë pritet të ndodhë me bashkinë Shkodër pas 20 gushtit (LIGJI)

  • Pezullohet betimi i Valdrin Pjetrit për bashkinë Shkodër (ARSYEJA)
  • Pas pezullimit të betimit të Valdrin Pjetrit ligji parashikon se në krye të bashkisë Shkodër do qëndrojë Voltana Ademi deri në betimin e një kryebashkiaku të ri.
    Featured image of article: Pezullohet Valdrin Pjetri, çfarë pritet të ndodhë me bashkinë Shkodër pas 20 gushtit (LIGJI)

    Shkodër- Sot nga Partia Socialiste është vendosur që të shtyhet konstituimi i Këshillit Bashkiak të Shkodrës. Ky vendim është marrë pasi pritet përgjigjja e Prokurorisë për Valdrin Pjetrin, kryetarin e zgjedhur më 30 qershor.

    Por çfarë pritet të ndodhë me drejtimin e Bashkisë Shkodër?

    Ligji parashikon se kryetarja aktuale e Bashkisë Shkodër Voltana Ademi  pas vendimit të sotëm të PS-së do të vijojë normalisht punën derisa të bëhet betimi i kryebashkiakut të ri.

    Ligji parashikon: “Neni 60, pika 4 e ligjit nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, ku parashikon se “4. Ushtrimi i mandatit të kryetarit të bashkisë fillon në çastin kur bën betimin dhe përfundon kur bën betimin kryetari pasardhës”. nenin 53, pika 1 të ligjit nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, parashikohet se; “Këshilli Bashkiak ushtron funksionet e tij nga data e konstituimit, sipas nenit 48, të këtij ligji, deri në krijimin e këshillit të ri pasardhës.”

    Një ditë më parë  Partia Demokratike publikoi dokumentet ku sipas tyre vërtetohet se kryebashkiaku i Shkodrës ka qenë dënuar me 18 muaj burg në Itali për drogë. Gjithashtu PD-ja ka paralajmëruar një protestë që pritet të zhvillohet sot në Shkodër, kundër Pjetrit. Vetë Pjetri u shpreh se po pret vendimin e përfundimit të procesit të verifikimit të figurës nga ana e autoriteteve zyrtare shqiptare dhe italiane.

    Në lidhje me këtë lajm ka pasur reagime nga Partia Socialiste dhe nga vetë kryetari i saj, Edi Rama ka pezulluar Pjetrin nga strukturat e PS-së deri në verifikimin e rastit nga Prokuroria.

    J.V/Dosja.al 

    Shto Koment