Aktualitet

Gjyqi për vrasjen e Santiago Malkos pezullohet për një vit, vijon vetëm për Ilir Selmanin

Mësohet se seancat gjyqësore do të vijojnë për të arrestuarin Ilir Selmani, i cili akuzohet se ka fshehur gjurmët e krimit. 
Featured image of article: Gjyqi për vrasjen e Santiago Malkos pezullohet për një vit, vijon vetëm për Ilir Selmanin Santiago Malko

TIRANË– Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka pezulluar me një vit gjyqin për vrasjen e ish-policit, Santiago Malko. Mësohet se seancat gjyqësore do të vijojnë për të arrestuarin Ilir Selmani, i cili akuzohet se ka fshehur gjurmët e krimit.

Malko u vra mbrëmjen e 27 gushtit 2019 në zonën e Kinostudios, sapo doli me makinën e tij tip “BMW X5”, ku disa persona të maskuar e ndoqën dhe e lanë të vdekur me breshëri plumbash.

SPAK mbylli hetimet për Blendi Tetën më 2 tetor 2020 dhe dërgoi në gjykatë dosjen me akuzën e “vrasjes me paramendim” kryer nga grupi i strukturuar kriminal. Ai është nga pjesëmarrësit në vrasjen e ish-policit, gjë që e ka pranuar edhe vetë në dëshminë e dhënë, por ka shtuar se është larguar sapo e ka kuptuar planin e krimit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërkohë në kërkim për këtë çështje janë Leonard Duka, 33 vjeç; Erlis Duka, 29 vjeç; Ilir Selmani, 34 vjeç; Oltian Loga, 38 vjeç; Dritan Agaj, 38 vjeç; Fatmir Hyseni Musai, 42 vjeç; Aleksdandër Maxhaku, 37 vjeç; Xhoni Nica, 24 vjeç.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment