Sport

Pezullimi i Skënderbeut, Presidenti Takaj tregon ç’do të ndodhë: Nuk e braktis skuadrën

Në një reagim Takaj ka thënë se ka edhe një mundësi të fundit për të marrë atë që ai e quan të drejtë, dhe kjo mundësi është Gjykata Federale e Zvicrës. 
Featured image of article: Pezullimi i Skënderbeut, Presidenti Takaj tregon ç’do të ndodhë: Nuk e braktis skuadrën Ardian Takaj, President i Skënderbeut

TIRANË- Një “bombë” në shtëpinë e Skënderbeut. Vendimi i sotëm ka tronditur pa masë korçarët, por presidenti Ardjan Takaj gjen kurajo për të vazhduar betejën.

Në një reagim Takaj ka thënë se ka edhe një mundësi të fundit për të marrë atë që ai e quan të drejtë, dhe kjo mundësi është Gjykata Federale e Zvicrës. 

“Jam i shokuar, jo vetëm unë si president, por studio ligjore dhe të gjithë ata që janë marrë me këtë çështje. Unë Skënderbeun nuk e braktis, do vazhdoj luftën. Do e çojmë çështjen në Gjykatën Federale të Zvicrës dhe aty do të marrim drejtësi. Kjo çështje ka kaluar të gjitha limitet, edhe avokatët që na përfaqësojnë e kanë tashmë personale, pasi janë befasuar nga vendimi i padrejtë”, – ka thënë Takaj për “Panorama Sport”.

CAS la në fuqi dënimin e dhënë nga UEFA më 29 mars të vitit 2018, që dënon Skënderbeun me 10 vjet pezullim nga Kupat e Europës si dhe një gjobë prej 1 milion euro.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment