Aktualitet

Pezullimi i rektorit Mynyr Koni, Fuga: Me zor pres vendimin e Presidentit Meta

Në një status në rrjetet sociale, Fuga shpreh besimin se presidenti i Republikës do të mbrojë autonominë e universitare duke mos pranuar kërkesën e bërë nga ministrja Besa Shahini për shkarkimin e Rektorit të Universitetit të Tiranës, Mynyr Konit.
Featured image of article: Pezullimi i rektorit Mynyr Koni, Fuga: Me zor pres vendimin e Presidentit Meta Pedagogu Artan Fuga, Presidenti Ilir Meta, ministrja Besa Shahini dhe rektori i pezulluar Mynyr Koni

TIRANË– Pedagogu Artan Fuga shprehet se pret me padurim vendimin e Presidentit Ilir Meta në lidhje me shkarkimin e rektorit Mynyr Konit. Në një status në rrjetet sociale, Fuga shpreh besimin se presidenti i Republikës do të mbrojë autonominë e universitare duke mos pranuar kërkesën e bërë nga ministrja Besa Shahini për shkarkimin e Rektorit të Universitetit të Tiranës, Mynyr Konit.

Postimi i Artan Fugës:

Duke pritur vendimin e z. President!Presim me durim dhe shumë vemendje vendimin e z.Ilir Meta: Do ta gëlltisë ai që ministrja e arsimit pushon nga puna një rektor apo do të rrezistojë në mbrojtje të ligjit dhe të kompetencave kushtetuese për të cilat është zgjedhur?

Do t’a mbrojë ai autonominë universitare sikurse kam besim se do t’a bëjë apo do t’ja japi dhuratë prirjeve antidemokratike dhe antiligjore që po i marrin frymën jetës dhe botës intelektuale, shkencore, artistike? Do t’i imponohet dot ministrja Presidentit të vendit, apo Presidenti do të mbrojë autonominë universitare?

Ta shohim! Do të jetë një test i madh për të parë se ku ndodhemi, çfarë na pret dhe cilat janë strategjitë e aktorëve politikë dhe institucionalë të vendit!

Në një deklaratë për shtyp më 13 prill, Ministrja e Arsimit, Besa Shahini pezulloi rektorin e UT-së, Mynyr Koni, dhe kërkoi nga Presidenti Ilir Meta shkarkimin e tij.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Sipas saj, Koni nuk ka bashkëpunuar me qeverinë duke bllokuar kështu reformimin e Universitetit të Tiranës pas protestës së studentëve.

Dy ditë pas pezullimit të Rektorit të Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni, Shahini emëroi në këtë detyrë Benard Dostin.

Ke vendim solli edhe reagimin e Konit, i cili në një status në rrjetet sociale, shkruajti se ministrja Shahini nuk ka kryer asnjë lloj inspektimi në Universitetin e Tiranës, dhe se ky pezullim sipas tij është i urdhëruar.

Në një letër drejtuar Metës, Koni i kërkonte kreut të shtetit që me seriozitetin dhe gjakftohtësinë që e karakterizontë ta shikonte këtë rast jo për personin e tij por për domethënien që ka në arsimin e lartë.

(f.m/dosja.al)

Një Koment në “Pezullimi i rektorit Mynyr Koni, Fuga: Me zor pres vendimin e Presidentit Meta

  1. po kush je ti Fuga xhanen, me keto nderhyrjet e tua vend e pa vend po e sfumon emrin e mire qe ke pasur, shif shendetin me mire se je pak i paperceptueshem ne popull, ha ha

Shto Koment