Aktualitet

Pezullimi i Mynyr Konit/ Fuga kundër ministres: Gjendja është keq, po goditet autonomia universitare

  • Pezullimi i Mynyr Konit, Besa Shahini s’humbet kohë, emëron rektorin e ri (Emri)
  • Artan Fuga u shpreh se me pezullimin e Mynyr Konit është goditur autonomia universitare, duke dalë kështu kundër vendimit të ministres.
    Featured image of article: Pezullimi i Mynyr Konit/ Fuga kundër ministres: Gjendja është keq, po goditet autonomia universitare Artan Fuga

    Tiranë- Artan Fuga ka folur së fundmi për për pezullimin e rektorit të Universitetit të Tiranës Mynyr Koni nga ana e ministres së Arsimit Besa Shahinit.

    Në emisionin “A show” në “News 24”, të Adi Krasës ai u shpreh se këtë pezullim është goditur autonomia universitare, duke dalë  kështu kundër vendimit të ministres. Ai shtoi se gjendja në universitetet e Shqipërisë ka qenë keq, por është bërë edhe më keq.

    Unë s’jam këtu për të bërë propagandë politike. Mund të them se gjendja ka qenë keq dhe është bërë akoma dhe më keq. Me vendimin e ministres së Arsimit Besa Shahini për pezullim të rektorit Mynyr Koni është goditur autonomia universitare. Gjendja në universitetet e Shqipërisë ka qenë keq, por aktualisht është akoma më keq.

    Artan Fuga, akademik 

    Dy ditë pas pezullimit të Rektorit të Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni, Shahini emëroi në këtë detyrë Benard Dostin.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    J.V/Dosja.al 

     

    Shto Koment