Aktualitet

Pezullimi i fluturimeve nga Rinasi, arrestohen 2 nga kontrollorët e Albcontrol

Mësohet se të dy ishin shoqëruar mbrëmjen e djeshme në Prokurori për t'u marrë në pyetje por sot janë arrestuar. Ndërkohë që ende nuk dihen detaje lidhur me identitetin e tyre. 
Featured image of article: Pezullimi i fluturimeve nga Rinasi, arrestohen 2 nga kontrollorët e Albcontrol Foto nga Rinasi

TIRANË– Prokuroria e Tiranës ka firmosur  urdhër-arrestet e para për 2 nga kontrollorët e aeroportit të Rinasit. Mësohet se të dy ishin shoqëruar mbrëmjen e djeshme në Prokurori për t’u marrë në pyetje por sot janë arrestuar. Ndërkohë që ende nuk dihen detaje lidhur me identitetin e tyre.

Aeroporti i Rinasit ka pezulluar ditën e djeshme të gjitha fluturimet, ndërkohë që anulimi vijon dhe ditën e sotme. Shkak është bërë mosplotësimi i kërkesave të kontrollorëve. Ministrja Belinda Balluku ka hequr të gjitha përgjegjësitë nga shteti, ndërsa ka ngritur alarmin për “puç shteti”. Presidenti Ilir Meta ka kërkuar zgjidhje nga qeveria, ndërsa kryeministri Edi Rama i ka kërcënuar punonjësit e ‘Albcontrol’ me burg.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

LAJMI KRYESOR: Greva në Rinas/ Ushtria dhe FNSH-ja marrin në mbrojtje aeroportin, nisin hetimet për kontrollorët, afati i fundit për negociata sot në 10:00 (ZHVILLIMET)

(k.m/dosja.al)

Shto Koment