Politike

Përzgjedhja e kandidatëve/ Basha: Në zgjedhjet e ardhshme PD do të përfaqësohet nga elita e saj politike

Basha ka deklaruar se në zgjedhjet e ardhshme PD do të përfaqësohet nga elita e saj politike. Basha tha se është i pashmangshëm rrotacioni politik.
Featured image of article: Përzgjedhja e kandidatëve/ Basha: Në zgjedhjet e ardhshme PD do të përfaqësohet nga elita e saj politike Lulzim Basha dhe anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Kandidatëve

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha pas takimit me 5 anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Kandidatëve ka deklaruar se në zgjedhjet e ardhshme PD do të përfaqësohet nga elita e saj politike. Nëpërmjet një postimi në Facebook, Basha shprehet se nisja e punës së komisionit është vetëm faza e parë e seleksionimit të kandidatëve për zgjedhjet e ardhshme.

“Ky është momenti të shpreh mirënjohjen për çdo anëtar të Partisë Demokratike, që kontribuoi në këtë proces të propozimit të kandidatëve, duke evidentuar më të mirët e më të mirëve, të cilët përbëjnë një korpus të rëndësishëm për administrimin e qeverisjes që shqiptarët do t’i besojnë PD-së dhe aleatëve të saj.”, shkruan Basha.

Postimi i plotë:

Në ditën e parë të punës së Komisionit të Vlerësimit të Kandidaturave, i shpreha anëtarëve të tij, Bujar Nishanit, Besnik Mustafajit, Genc Rulit, Enriketa Papës dhe Mark Markut, vlerësimin për angazhimin në këtë proces risi të politikës shqiptare.

PD do të përfaqësohet në përballjen e ardhshme elektorale nga elita e saj politike, si dhe nga personalitete të shquara të jetës akademike dhe publike. Nisja e punës nga Komisioni i Vlerësimit të kandidaturave është vetëm faza e parë e seleksionimit të kandidatëve për zgjedhjet e ardhshme.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ky është momenti të shpreh mirënjohjen për çdo anëtar të Partisë Demokratike, që kontribuoi në këtë proces të propozimit të kandidatëve, duke evidentuar më të mirët e më të mirëve, të cilët përbëjnë një korpus të rëndësishëm për administrimin e qeverisjes që shqiptarët do t’i besojnë PD-së dhe aleatëve të saj.

Mirënjohje për Institutin Republikan Amerikan IRI, konservatorët britanikë, CDU dhe Fondacionin Konrad Adenauer, si dhe familjen tonë të madhe politike, Partinë Popullore Europiane – PPE, që na kanë mbështetur dhe vazhdojnë të na asistojnë në këtë proces dhe inkurajojnë që ai të ndiqet si model i demokratizimit të forcave politike, në Shqipëri dhe në gjithë Rajonin.

Përzgjedhja e kandidaturave për zgjedhjet e ardhshme do të jetë epoka e re në demokratizimin e partive politike shqiptare. Modeli ynë, ku zëri i anëtarësisë dëgjohet në përzgjedhjen e përfaqësuesve në parlamentin e ardhshëm dhe drejtuesve në nivel vendor dhe qëndror, do të jetë dhe modeli për qeverisjen e ardhshme, ku zëri i qytetarëve do të jetë parësor në vendimmarrjet për Shqipërinë, për shqiptarët, për zhvillim dhe punësim, si prioritet kryesor i imi dhe i PD.

Me modelin më të mirë të përzgjedhjes së kandidaturave, me programin shpresëdhënës dhe angazhimin tonë të plotë dhe serioz, motorrët e ndezur të fushatës sonë po çojnë përpara çdo ditë e më shumë procesin e pashmangshëm të rrotacionit politik.
#ditëmëtëmira

Takimi i Lulzim Bashës me 5 anëtarët e Komisionit të  Vlerësimit të Kandidatëve ka zgjatur për 90 minuta. Pas takimit Genc Ruli e konsideroi ngritjen e këtij komisioni një hapje dhe pjekuri të partisë. Ndërkohë, Besnik Mustafaj tha se shpreson që të dalë i paturpëruar nga ky proces, pasi sipas tij kjo është një detyrë e vështirë.
J.V/Dosja.al 

Shto Koment