Dikur

Petro Marko, dhe spanjollja e dashuruar me shqiptar që kaut i thoshte “burrë lope”

Me rastin e datëlindjes së Petro Markos (25 nëntor 1913), po risjell një ese të cilën e kam shkruar këtu e katër vite më parë, në njëqind vjetorin e gjenisë tonë.
Featured image of article: Petro Marko, dhe spanjollja e dashuruar me shqiptar që kaut i thoshte “burrë lope” Petro Marko dhe spanjollja

TIRANË–  Në rrugën e shkollës sime, shikoja një grua në moshë. Me flokë të zbardhur, gufa-gufa, dhe që mbartnin një shkëlqim vezullues edhe pse nuk ishin lyer me brilantinë. Emri i saj ishte Vinçensa, vinte nga Spanja. U dashurua me një djalë shqiptar, e solli dashuria mes nesh. Vinçensa nuk thoshte dot mish kau, ndaj i binte gjatë pasi ashtu i bëhej më mirë. Thoshte, një kile mish burra lope. Dhe ne, fëmijët, qeshnim. Kjo ishte gruaja e Hulusi Spahiut, luftëtarit të Spanjës. Një riosh nga ai brez shqiptarësh që kishin si ideal një botë internacionale. Mikut të ngushtë të Petro Markos.

Ashtu si shumë të dashuruara të tjera, pas djemve tanë, ato iu nështruan izolimit pervers. Pranuan gjithçka për hir të dashurisë. Edhe varrin në dheun e huaj. Shumë syresh, vinin nga Rusia, Bullgaria, Rumania, Hungaria, Çekia etj. Të më falin në kam harruar ndonjë etni tjetër. Po, pranuan edhe dheun e huaj mbi shpinë. Për këtë, dua ta kontekstojë paksa Emineskun, poetin rumun kur thotë në ca vargje vjeshte:

“në botë gjënden me mijra gra

me sytë të gjitha mbushur lot

të arta qofshin ato gra

si ti nuk ka, si ti nuk ka”,

unë po them…,

”në botë gjënden me miliona gra

me sytë të gjitha mbushur lot

të arta qofshin ato gra

po si këto…. martiret e

dashurive shqiptare kërkund nuk ka”

Ato ishin shumë që ndoqën djemtë tanë. Shumë. Për hir të dashurisë. Për hir të vullnetit zemror. Pak rëndësi kishin telat me gjemba. Ideologjia gjithashtu.

Sa here që kujtoj Petro Markon, më shkon mendja tek Vinçensa. Nga shokët e tij, nga dashuritë. Nga pjekja e detajeve, që na shfaq jeta. Nga kënaqësia njerëzore, ah po, e kam njohur këtë. E ke njohur edhe ti?! Sa mirë, kemi për kë të flasim. Kemi kë, të kujtojmë.

Ndarja më e trishtë e jetës sime, ka qënë ajo me librat. Pikërisht në majin e vitit 2005. Më duhej të fluturoja mbi oqean dhe, valixhet kanë një kufizim ne peshë. Në dhomën time të vogël, por më të mrekulleshmen në botë, lashë një batalion me libra. Po mora me vete disa nga ata pa të cilët nuk mund të rrije njeriu. Ata që nuk e kaluan peshën verbale. Mori edhe ime shoqe të sajët. Një nga ata libra që erdhi çasti ta permend sot, është, Interviste me vetveten, ose Retë dhe gurët, i Petro Markos. Pa këtë libër nuk mund të rrija dot. Po ta kisha lënë, kam bindjen se do vuaja edhe sot e kësaj dite. Sidomos sonte. Përse?, do pyesni ju.

Marrë nga Naishtedikur  

Shto Koment