Kulture

Petrit Malaj për vdekjen e Ljarjas: Zgjodhe të largohesh pa zhurmë, lamtumirë i madh Rikard

Malaj në një reagim në mediat sociale shkruan se Ljarja zgjodhi të largohej pa zhurmë në një kohë kur vëmendja është tjetërkund e të gjithë rendin t’i fshihen së padukshmes.
Featured image of article: Petrit Malaj për vdekjen e Ljarjas: Zgjodhe të largohesh pa zhurmë, lamtumirë i madh Rikard Petrit Malaj dhe Rikard Ljarja

TIRANË- Aktorit Petrit Malaj që ka luajtur në disa filma me Rirard Ljarjan, ka reaguar për ndarjen nga jeta të mikut të tij. Malaj në një reagim në mediat sociale shkruan se Ljarja zgjodhi të largohej pa zhurmë në një kohë kur vëmendja është tjetërkund e të gjithë rendin t’i fshihen së padukshmes.

Per mua, mik dhe koleg, vella i madh dhe udherrefyes, shok dhe baba, diti t’i bente te gjitha me elegance, skrupuj dhe mençuri, si rrallehere di t’i beje njeheresh nje njeri me fame”, shton më tej Malaj.

REAGIMI I PLOTË

Ka kohe te çuditshme si keto qe kalojme, te cilat bashke me lajme te hidhura e dramatike te nje perditshmerie krejt te pazakonte, te japin edhe goditje te tjera, te cilat nuk i pret e as nuk je gati t’i pranosh! U shua nje tjeter far i familjes se madhe te artisteve tane. Nje far aspak i zakonshem, por i tille qe drita i duket prej se largu e nuk do te mund t’i shuhet askurre. Mik, mentor dhe bashkeudhetar i mire, nje shkodran “par excellence”, fisnik e zemerqeshur. Nje shpirt i bukur, mbrujtur me madheshti e humor te thelle. Nje mendje e hapur, e bukur po aq, ngarkuar me urtesi dhe dije te rralle.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Rikard Ljarja, zgjodhi te largohet pa zhurme e buje, ne nje kohe kur vemendja eshte tjeterkund e te gjithe rendin ti fshihen se padukshmes. Sikur kerkoi t’i vidhej rrezikut e te shkonte ne paqe ne rrugen e vet, pa bezdisur askend. Ky profesionist i madh, u be pilaster i dhjetera produksioneve filmike, regjisor e aktor i paimitueshem, i dashur e i adhuruar per shumekend. Statura e tij atërore, zeri kumbues dhe loja e tij e jashtezakonshme, bene qe cdo film e rol t’i kthehej ne embleme dhe per publikun te kthehej ne nje hero.

Kujtimet s’me lene te qendroj askund, rrjedhin pa pasur ndermend te ndalojne,…fjalet jane sa te teperta, aq edhe shume pak!…Per mua, mik dhe koleg, vella i madh dhe udherrefyes, shok dhe baba, diti t’i bente te gjitha me elegance, skrupuj dhe mençuri, si rrallehere di t’i beje njeheresh nje njeri me fame. Madheshtia e tij me ben sot t’i perulem bashke me shume e shume artiste e njerez te thjeshte. Keshtu, ne kete menyre po kaq te cuditshme si kohet qe kalojme, pa u pershendetur as per here te fundit, pa u pare e pa u mbledhur si zakoni i shqiptarit e do. Kjo ikje pa zhurme e buje, pa ceremoni e formalitete, e ben me te prekshme dhimbjen, me te rende ndarjen e me te pameshirshem boshllekun dhe heshtjen, si ato qe le pas shkeputja nder yjësi e nje ylli te madh e plot drite! Pata fatin ta kem pedagog, koleg dhe mik, ndaj s’mund të shpreh me fjalë boshllëkun që po na krijon largimi i tij. Ikën një aktor i përmasave të mëdha për kinemanë, që meriton nder e respekt si pak të tjerë…dhe kjo kohë që po kalojmë me pandeminë nëpër këmbë bën që ai të ikë në heshtje…ndoshta kështu donte… Duke mos patur mundësi ta përcjellim, ndjej se duhet ti them dy fjalë: I dashur Rikard, hyre në shtëpitë e çdo shqiptari, dhe le një emër, një figurë dhe nje zë që nuk do harrohen kurrë . Gjithë jetën do jem mirënjohës ndaj teje. Pata fatin të jem i përzgjedhuri jot në filmin “Kur hapen dyert e jetës”, e të luaj krah teje tek “Viktimat e Tivarit”. Jeta na godet e na shtyp shpirtin, por arti na kujton gjithnje se nje shpirt e kemi te gjithe. Lamtumire i madhi Rikard.

Aktori dhe regjisori i njohur Rikard Ljarja u nda nga jeta në moshën 77-vjeçare. Mësohet se ai vuante prej disa kohësh nga një sëmundje e rëndë, ndërsa për të është planifikuar një ceremoni e vogël lamtumire për shkak të situatës nga koronavirusi.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment