Akuzohet për shpërdorim detyre dhe tjetërsim prone, GJKKO lë në burg ish-kryebashkiakun e Himarës Jorgo Goro
Akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre, jepet sot masa e sigurisë për kryebashkiakun Jorgo Goro 26 Mars, 07:37 ...
Akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre, jepet sot masa e sigurisë për kryebashkiakun Jorgo Goro 26 Mars, 07:37 ...
Miratohet në Këshillin e Sigurimit rezoluta për armëpushim të menjëhershëm në Gazë, SHBA abstenon ...
Sulmoi me sende të forta efektivin e policisë në Shkodër, identifikohet autori (EMRI) 25 Mars, 17:45 Godit...
"Nuk ka lidhje me zjarrin te urgjenca/ Flet për mediat Ministrja e Shëndetësisë Koçiu pas largimit të Ficos: Nj&...
TIRANË- Roli i Doktor Bardhylit në filmin “Kur hapen dyert e jetës” ishte ai që e rrënjosi aktorin Petrit Malaj në kujtesën e publikut shqiptar. Ende sot, atë e njohin si Doktor Bardhyli, ndonëse krahas aktor dhe Rektor i Universitetit të Arteve, ka marrë edhe titullin “ Mjeshtër i Madh”.
Në një intervistë për emisionin “ Vizioni i Pasdites” në Vizion Plus, Petrit Malaj ka ndarë disa nga prapaskenat e filmit, ku ka folur për herë të parë edhe për reagimin e Ramiz Alia kur ka parë filmin.
“Ka një moment personazhi që unë interpretoj, Bardhyli, ku shkon për herë të parë atje në malësi dhe hipën në një nga ato skodat.Më thotë njëri nga ata Pirro Malaveci, “të pëlqen mor djal ktej…?”,dhe ky shikonte nga dritarja e asaj skodës ku kishte hipur. Në skenar ishte shkruar që padyshim që më pëlqen dhe më pëlqen shumë. Regjisori, Rikardi, që për mua është një burrë i zgjuar dhe i zoti, përveçëse është një aktor i mrekullueshëm më thotë: Petrit do bëjmë edhe diçka tjetër. “Çfarë”, i thashë? -Do xhirojmë edhe një dubël tjetër ku do thuash “më pëlqen, të them të drejtën nuk më pëlqen por është një punë që duhet bërë dhe do ta bëj”. E xhiruam dhe kur e montoi filmin Rikardi, montoi pikërisht këtë të dytën. Ishim gjithë ethe dhe gjithë emocion të gjithë se do vinte Ramiz Alia të shikonte filmin. Filmi kalonte në filtra deri sa vinte një antar i byros politike për ta parë filmin nëse do shfaqej në publik ose jo. Ishin bërë harxhime kolosale deri sa të vinte ajo ditë. Prapë se prapë një fjalë e atij mund të bëntë gjithcka të mbyllej, të arshivohej e mos të shikontë më dritën e ekranit. Ishte një tmerr i vërtet. Erdhi e pa filmin, të gjithë nuk flisnim dhe do ti që i kishte ngelur në mendje kjo frazë e këtij personazhi. Kthehet edhe i thotë Rikardit : Urime! Ne të tjerët që shikonim. Më pëlqeu ai djali i ri tha, më pëlqeu me atë fjalë që tha. E kaluam, e kaluam atë pengesë ,- përfundoi Petrit Malaj.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Mjeshtri i Madh i Kinematografisë njëherazi aktor dhe Rektor i Universitetit të Arteve, Petrit Malaj, ka ndarë me shikuesit e emisionit “Vizioni i ...
TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka zhvilluar sot një video live ku edhe ka bashkëbiseduar me ndjekësit e tij në rrjete sociale. Gjatë “live-t” mësuam se...
51 vjet më parë/ Sipas porosisë së Enver Hoxhës, merret vendimi për heqjen e festave të Bajramit dhe PashkëvePasi feja vihet nën kontrollin e shtetit nëpërmes l...
TIRANË– Moderatorja Alketa Vejsiu do të ngjitet mbrëmjen e sotme në skenën e Sanremo, ku do të prezantojë krah partneres së Cistiano Ronaldos, Georgina Rod...
Në rekordet “Gines”, ai mban po të njëjtin numër regjistri si 14 vite më parë kur realizoi mozaikun e Leonardo da Vinçit… 155731.Ajo që ka ndryshuar pas ...
Jeta e Nexhmije Hoxhës, me mbiemrin e vajzërisë Xhuglini, me siguri do të kishte shkuar tërësisht ndryshe nëse nuk do të kishte marrë pjesë në mbledhjen e theme...
SRI LANKA– Ndikimi i cunamit ishte i pabarabartë, pasi disa vende pësuan dëme shumë më tepër se të tjerat. Shkencëtarët që vlerësuan vendin pas katastrofës zbul...
TIRANË– Kjo galaktikë sipas shkencëtarëve ka nxjerrë një numër të madh yjesh për momentet e shkurtëra që u shfaq në horizont, pasi ajo shumë shpejt ...
TIRANË– Ana Kabashi, këngëtarja dhe prezantuesja me origjinë nga Kosova, e ftuar në “Glamour”, është treguar pa komplekse. Përballë pyetjeve pikante të mod...